Lëvizja Studentore, debati në Report Tv! Mësuesja dhe sociologia: Të rinjtë e sotëm, pa ideale! Daci: Studentët e dhjetorit heronj, por roli i tyre përfundoi

8 Dhjetor 2021, 14:12| Përditesimi: 8 Dhjetor 2021, 16:06

  • Share

Pas 31 vitesh nga ngjarja e 8 dhjetorit të 1990 që tronditi regjimin komunist, në cilën fazë gjendet rinia e sotme? A ngjasojnë me të rinjtë e viteve 90’? Si ka qenë forma e demokracisë 31 vitet e fundit? Dhe a i është përmbushur ëndrra studentëve të Dhjetorit?

Për përgjigjen dhe diskutimet e të gjitha pyetjeve të mësipërmes, në studion e Report Tv, në emisionin 'Sot, live në Shqipëri' të gazetarit Andi Kapxhiu, ka qenë e pranishme Irma Marku, mësuese në Gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë, e cila tha se të rinjtë e dhjetorit nuk dinin se çfarë ishte liria, ndërsa të rinjtë e sotëm i bën kaotik. Ajo shtoi se demokracia e vendit tonë ka mbetur në të njëjtën pikë dhe se të rinjtë e sotëm nuk kanë ideale.

“Nuk e gjetën dot ingranazhin e duhur për të bërë balancën. Ajo çfarë ishte me e tmerrshme tek ne ishte se ne nuk kishim më as besim në zot. Kishim parime të deformuara. Ne e dimë shumë mirë që kemi nevojë për një boshte shpirtëror. Ardhja e demokracisë na gjeti, “të shqyer” në mendësi dhe veprim. Nuk dinim çfarë ishte liria e vërtet. Lira nuk është anarshi, është brendësi. Sot fëmijët i gjejmë të lindur në liri, por duket se i vënë barriera vetes. Liria e tepruar i ka lënë kaotik, nuk kanë gjetur një drejtim, është brez kompleks. Ne kishim kurajo, sot nuk gjendet kjo! Jemi në atë pikë sërish. Ajo që më dhemb më shumë është së rinia sot nuk ka ideale. Nuk kanë dëshirë për të bërë gjëra të mëdha.”, tha ajo.

Duke folur për rininë e vitit 2021, thotë se janë larguar nga libri dhe bibla e tyre është bërë klikimi në internet.

“Është bërë në shkëputje totale nga libri. Bibla e tyre tashmë është bërë klikimi në internet.”, shtoi Marku. 

I ftuar në debatin e sotëm, ishte edhe gazetari Alban Daci, i cili është shprehur se protagonistët e dhjetorit me ardhjen në pushtet, e bënë Shqipërinë një pronë private për rreth 30 vite tranzicion.

 “Ajo rini dhe çdo lloj rinie në ato rrethana, do të kishte bërë një gjë, atë që kanë bërë edhe studentët e Dhjetorit, pra rrëzimin e regjimit. Por rinia e ditës së sotme, nuk do të kishin bërë atë që kanë bërë protagonistët e protestave të Dhjetorin, me ardhjen në pushtet, duke e kthyer atë në shërbim personal, duke e kthyer në një interes të një grupi të caktuar, duke e bërë Shqipërinë një pronë private për rreth 30 vite tranzicion. Nuk kemi krijuar Shqipërinë Evropiane, siç e kemi merituar, apo siç e meritojnë të rinjtë e sotëm.”, tha ai.  

 Sipas tij, studentët e dhjetorin duhet të marrin medalje dhe të rrinë në shtëpi, misioni i tyre ka mbaruar.

“Këto 30 vite është bërë një propagandë e qëllimshme, për ta prezantuar politikën si gjënë më të ligë, është gjëja më e gabuar. Ndaj të rinjtë duhet të përpiqen masivisht të bëhen pjesë e realitetit politik, e t’i shporrin këto baballarë që kanë 30 vjet që qeverisin me të njëjtën metodë komuniste vendin. Studentët e dhjetorin duhet të marrin medalje dhe të rrinë në shtëpi, misioni i tyre ka mbaruar.”, tha Daci.

Lidhur me ndryshimet mes brezave të të rinjve ka folur edhe sociologia, Entela Binjaku, duke thënë se 31 vite janë shumë dhe Shqipëria duhet të ishte zhvilluar ndryshe.

“Në 8 dhjetorin e parë, kam qenë 13 vjeç dhe sot që i kam kaluar të 40-të, aspirata për Bashkimin Evropian është ende larg. Ndjej keqardhje, trishtim, nostalgji. Periudha e 31 viteve të shkuara na gjeti entuziastë, donim të ishim si gjithë Evropa pa e ditur se çfarë është ajo.  Vitet që kanë kaluar janë shumë. Ishte si një fëmijë, që ka lindur dhe tani është 31 vjeç, është rritur dhe ka aspirata të reja. Ne nuk e dinim në 90’ rrugën e gjatë që kishim përpara.”, tha ajo.

Duke folur për rininë e sotme, sociologia u shpreh se të rinjtë e sotëm janë të paorientuar pavarësisht mundësive të mëdha.

“Jam mirënjohëse që punoj me të rinjtë, se mbetem gjithmonë e re, veçanërisht në shpirt. Por i shoh pak apatik, pesimist, të ardhmen nuk e vendosin larg. Ndoshta është koha e tillë, janë të paorientuar, kultura e të lexuarit është minmale. Paradoksi është që mundësitë janë shumë të mëdha dhe ata nuk i shfrytëzojnë. Jo të gjithë janë kështu sigurisht.”, shtoi Binjaku.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?