Pamje nga punimet në Thumanë

Kronikë

Dhjetra banesa u shkatërruan nga tërmeti, shikoni si duket sot lagja e ndërtuar në Thumanë

10 Qershor 2021, 22:36| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 22:40

  • Share

Procesi i rindërtimit për banesat e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, vijon në disa lagje kryesore.

Biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli, një ndër financuesit e projektit, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, një pjesë të banesave të ndërtuara në Thumanë, një nga zonat e cila u godit më shumë nga tërmeti.

Pacolli thotë se ndërtesat pritet që të përfundojnë në fund të shtatorit të ardhshëm.

'Punimet në Thumanë të financuara nga Fondacioni "Behgjet Pacolli" do të përfundojnë në fund të shtatorit të ardhshëm. I lumtur që mund të kontribuoj për familjet në nevojë'- shkruan Pacolli në rrjtete sociale.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?