Kukes- Dogana e Morinës në pikën e përbashkët të kufitare Shqipëri-Kosovë ka rregjistruar ditën e sotme rradhë të gjata të automjeteve të rënda të transportit që presin të hyjnë në Shqipëri.
Shkak i vonesave është bërë mbingarkesa nga lëvizjen e makinave të vogla që lëvizin për turizëm.
Ky nuk është i vetmi shqetësimin për transportuesit kosovar të mallrave. Ata për shkak të mbylljes së rrugës detyrohen që çdo ditë të kalojnë nëpër fshatra të Fushë-Krujës.Sinkron.
Ata kërkojnë hyrje dhe dalje për të shmangur problemet me banorët e fshatrave, ku kalojnë me mjetet e tyre.
Gjatë qëndrimit në pritje për të hyrë në Kosovë, atyre u shtohet jo pak kostoja e shpenzimeve për mungesë të qarkullimit të mallrave.