Elsuida Prendi - Mjeke Urgjence ne spitalin e ri Memorial Fier

Drejt Punës

Dhjetëra punësime dhe mundësi për mjekë, infermierë e personel ndihmës në Spitalin Memorial të Fierit

25 Maj 2021, 15:37| Përditesimi: 25 Maj 2021, 15:47

  • Share

Ndërtimi në kohë rekord i Spitalit Rajonal Memorial të Fierit me kontributin dhe ndihmën e qeverisë turke, është shndërruar jo vetëm në mundësi të jashtëzakonshme për popullsinë e jugut të Shqipërisë për vizita dhe kurime të specializuara, por edhe një vend i jashtëzakonshëm punësimi për shumë të rinj si mjekë, infermierë, laborantë, por edhe në sektorë ndihmës dhe furnizues të një spitali të këtyre përmasave. 

Në këto ditë është kompletuar personeli mjeksor që përbëhet nga staf turk dhe shqiptar, por ditë pas dite konturohen të gjitha pozicionet strategjike dhe ndihmëse të këtij spitali të përmasave të jashtëzakonshme krahasuar me standartet e mëparshme në vendin tonë.

Kryeministri Rama, në një postim të tij në Facebook, ka publikuar disa foto të mjekëve të këtij spitali, mes të cilëve shumë të rinj, si për të treguar konkretisht që mundësia është e hapur për të gjithë ata që duan të vazhdojnë të kontribuojnë me profesionet e tyre të rralla dhe shumë të kërkuara në Shqipëri. Duke nisur nga infermierë, mjekë të sektorëve të ndryshëm etj.

Sektori i mjeksisë është një nga më të goditurit nga fenimeni i emigrimit. Politikat e disa vendeve europiane kanë bërë që shumë pelsonel në Ballkan, edhe në Shqipëri, të largohet drejt këtyre vendeve për rroga disa fish më të larta se te ne. Hapja e vendeve të punës dhe sidomos krijimi i kushteve në Shqipëri, në spitale të rija apo të rindërtuara, me kushte profesionale të larta, mund të shtyjë shumë të rinj që ta shohin të tashmen dhe të ardhmen profesionale në Shqipëri.

a.m./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?