Dhoma e avokatisë në Pogradec protestë me qytetarët dhe grupet e interesit që cenohen nga harta e re gjyqësore. Këtë të mërkurë dhoma e avokatisë në Pogradec ka organizuar protestë për hartën e re gjyqësore e cila mbyll gjykatën e rrethit gjyqësor Pogradec.
Protesta e cila është mbajtur në sheshin e gjykatës me pjesëmarrjen e avokatëve, noterëve, qytetarëve, ekspertëve, psikologëve etj ka zgjatur rreth 1 orë ndërsa avokatët përmes kësaj proteste kanë paralajmëruar bojkot pa afat për të gjitha seancat gjyqësore dhe rikthimin e protestave më të mëdha se kjo nëse nuk do të merren masa për rishikimin e hartës së re gjyqësore.
Krahë avokatëve kanë qenë edhe qytetarët të cilët shprehen se e kanë të pamundur të përballojnë rrugët e gjata dhe kostot e shtuara për çdo rast nëse do të mbyllet gjykata e Pogradecit. Harta e re gjyqësore në qarkun e Korçës do të pasojë me mbylljen e Gjykatës së Apelit, Gjykatën e Shkallës së Parë Administrative si dhe Gjykatën e Shkallës së Parë në Pogradec.
Lajmi kryesor:
Harta e re gjyqësore/ Avokatët bojkot pa afat seancave, 10 ditë s'marrin pjesë as në masat e sigurisë: Masë disiplinore kush s'e respekton
B.K./ReportTv.al