Foto ilustruese

Dhoma e Përfaqësuesve në Florida miraton projektligjin që ndalon mediat sociale për personat nën 16 vjeç

26 Janar, 09:02| Përditesimi: 26 Janar, 09:03

  • Share

Dhoma e Përfaqësuesve në shtetin amerikan të Floridës ka miratuar një projekt-ligj që ndalon fëmijët nën moshën 16 vjeç të përdorin rrjetet sociale, pavarësisht nga miratimi i prindërve.

Projektligji u pranua me 106 vota “po” ndaj 13 vota “jo”.

Teksa nuk kishte asnjë listë se cilat kompani të mediave sociale do të prekeshin nga këto ndalime, u deklarua se të gjitha platformat që "gjurmojnë veprimet e përdoruesve, lejojnë fëmijët të ngarkojnë përmbajtje dhe të kontaktojnë me përdorues të tjerë dhe përmbajnë përmbajtje të varur" janë brenda fushëveprimit të këtij ligji.

"Kompanitë e mediave sociale po përfitojnë nga fëmijët në rritje. Ky është modeli i tyre i biznesit. Pse po e bëjnë këtë? Për t'i mbajtur fëmijët tanë të lidhur me dopaminën në çdo luajtje automatike, çdo pëlqim, çdo njoftim të ofruar nga platformat e tyre", tha Tyler Sirois, një nga sponsorët e projektligjit.

Projektligji kërkon që kompanitë e mediave sociale të mbyllin llogaritë që zbulohet se përdoren nga fëmijët nën moshën 16 vjeç. Aprovimi i guvernatorit të Floridës, Ron DeSantis kërkohet që projektligji në fjalë të bëhet ligj, raporton media turke Anadolu.

Nga ana tjetër, në deklaratën e bërë nga Meta, e cila përfshin shumë platforma të mediave sociale, përfshirë Facebook dhe Instagram, Dhoma e Përfaqësuesve të Floridës u thirr për të gjetur një zgjidhje tjetër për këtë çështje dhe të mos ketë ndalesë.

"Shumë të rinj tani përdorin internetin dhe aplikacionet për të marrë informacion në shumë fusha si punët me kohë të pjesshme, arsimi i lartë, takimet fetare dhe shërbimet ushtarake. Duke ndaluar përdorimin e mediave sociale nga ata nën 16 vjeç, ju vendosni të rinjtë në rrezik për të qenë të pafavorizuar sesa bashkëmoshatarët e tyre në rajone të tjera", thuhej në deklaratë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?