Dhuna barbare ndaj dy kushërinjve Maja në Krujë, shoqërohet në polici pronari i gurores, i afërm i deputetit të PS-së

7 Korrik 2023, 14:04| Përditesimi: 7 Korrik 2023, 14:38

  • Share

1688725102_foto.jpg

Pronari i një guroreje në Borizanë të Krujës, kushëriri i deputetit Rrahman Rraja, është shoqëruar nga policia pas një episodi të tmerrshëm dhune ndaj dy kushërinjve, banorë të fshatit që ishin ankuar vazhdimisht se shpërthimet i dëmtonin shtëpitë.

Kushërinjtë Maja u dhunuan në një lokal në Thumanë me shkopa bejsbolli nga një grup i madh i fisit Rraja, të cilët filmuan të gjithë momentin e sulmit. Në kërkim u shpallën dy vëllezërit e deputetit, Flamur dhe Xhelal Rraja, jo vetëm pjesë e sherrit, por edhe të pajisur me armë.

Pronari i gurores, për të cilën sipas policisë ka leje shfrytëzimi është Përparim Rraja, i afërm i deputetit të Krujës. Ai është shoqëruar për tu marrë në pyetje nga uniformat blu, bashkë me tre persona të tjerë, në lidhje me këtë episod dhe pretendimet e familjes Maja se gurorja e tij po u shkatërron shtëpitë.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ ‘Vrite, vrite!’ U ankuan për guroren në Krujë, fisi i deputetit Rrahman Rraja dhunon barbarisht me shkopinj bejsbolli dy kushërinjtë Maja! Në kërkim djali dhe dy vëllezërit e tij


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?