TIRANË- Ambasadori shqiptar në Malin e Zi, Ridian Kurtezi ka dënuar dhunën e ushtruar nga efektivët ndaj zyrtarit të Partisë së Lirisë, Petraq Milos. I ftuar në Report Tv, Kurtezi tha se ambasada ka pasur reagim të menjëhershëm mbi rastin sapo është njoftuar më 15 janar dhe më pas kanë kërkluar nga autoritetet që të identifikohen policët dhe të marrin dënimin e duhur.
“Reagim dhe pakënaqësi në opinionin publik në Shqipëri dhe Mal të Zi. Ai s’duhet të ndikojë në ecurinë e marrëdhënieve shumë të mira mes vendeve tona. Kemi pas angazhim të menjëhershëm. Më datë 15 janar ambasada në Podgoricë është njoftuar se në Muriqan ka ndodhur një incident i dhunshëm, mbi Petraq Milon. Që u keqtrajtua nga dy policë. Pasi kam mbledhur disa foto dhe fakt nga terreni që është kërkuar që të identifikohen oficerët dhe të dënohet rasti. Më datë 17 shkurt u identifikuan policët dhe i ka kërkuar pikës kalimit pamjet filmike dhe një raport të detajuar. Më 6 shkurt komisioni i etikës hapi hetimin policor që është mbyllur dje”, tha ambasadori.
Në emisionin 'Studio Live' me gazetarin Arbër Hitaj, ambasadori komentoi edhe mbledhjen që do mbahet ditën e hënë mes Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe marrëveshjet që do nënshkruhen, nga njohja e pensioneve, tek marrëveshja për Urën e Bunës si edhe hapjen e pikës kufitare të re mes dy vendeve.
Marrëveshje të rëndësishme. Ajo për sigurimet shoqërore që ka kohë të madhe për tu negociuar dhe do ketë impakt për dy vendet, ndërtimi i urës së Bunës dhe hapja e pikës kufitare që do ketë impakt në zhvillimin e rajoneve. Do zvogëlojë rrugën mes Velipojës dhe Ulqinit. Marrëveshje të tjera janë në fushën e mbrojtjes, energjisë. Fillon në orën 10 me një pritje zyrtare dhe me pas në sesionin e punës në orën 10:00 më pas me nënshkrimin e marrëveshjeve dhe konferencë zyrtare”, vijoi ai.