Dhuna e Rrajave, bllokohet gurorja mbi fshatin Borizanë, kontrollohen 9 banesat e dëmtuara

9 Korrik 2023, 09:20| Përditesimi: 9 Korrik 2023, 13:11

  • Share

Policia ka bllokuar, guroren në pronësi të Përparim  Rrajës në Borizanë të Krujës. Vendimi u mor 2 ditë pas ngjarjes së rëndë ku anëtarë të fisit Rraja së bashku me të birin e deputetit të dorëhequr të PS-së, Rrahman Rraja, dhunuan kushërinjtë Maja. Sipas policisë, bllokimi i aktivitetit në subjektin gurore "Delia Group" 300 m mbi fshatin Borizanë, u bë pas inspektimit të bërë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me AKBN dhe AKSEM.

 Përveç kontrollit në këtë gurore u bë këqyrja e 9 banesave, të cilat dyshohet se janë dëmtuar nga aktiviteti i kësaj guroreje. Gjatë këqyrjes morën pjesë edhe specialistë të Agjencisë Kombetare të Burimeve Natyrore, të cilët bënë matjet për të përcaktuar distancën midis guroreve dhe banesave objekt këqyrje. Aktet procedurale të përpiluara do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si pjesë e materialeve të referuara më parë, për ngjarjen e datës 02.05.2023.

“Bllokohet aktiviteti në subjektin gurore "Delia Group"

Bllokimi pas inspektimit të bërë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me AKBN dhe AKSEM.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të mbështetura nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe Autoritetin Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, ushtruan kontroll ne subjektin gurore "Delia Group", me administrator shtetasin V. D., me vendndodhje  rreth 300 metra mbi fshatin Borizanë, Njësia Administrative Thumanë, Bashkia Krujë.

Pas këqyrjes së sipërfaqes ku kryhet aktiviteti i gurores, si dhe të dokumentacionit të saj, u vendos bllokimi i subjektit deri në përgatitjen e dokumentacionit dhe vlerësimit të tij, nga ana e AKBN dhe AKSEM.

Përveç kontrollit në këtë gurore u bë këqyrja e 9 (nëntë) banesave, të cilat dyshohet se janë dëmtuar nga aktiviteti i kësaj guroreje.

Gjatë këqyrjes morën pjesë edhe specialistë të Agjencisë Kombetare të Burimeve Natyrore, të cilët bënë matjet për të përcaktuar distancën midis guroreve dhe banesave objekt këqyrje.

Aktet procedurale të përpiluara do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si pjesë e materialeve të referuara më parë, për ngjarjen e datës 02.05.2023.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Dhuna për guroren
Anëtarë të fisit Rraja dhunuan në mënyrë brutale dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth. Mesditën e 6 korrikut 2023, ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, kur grupi i dhunuesve mësyu lokalin dhe ata bien pre e një dhunë barbare.

Gurorja është në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Për dhunën e ushtruar ndaj kushërinjve Maja, policia ka arrestuar 4 persona, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre Rexhep Rraja djali i deputetit dhe dy vëllezërit e deputetit socialist të Krujës, Flamur dhe Xhelal Rraja. 

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/07/2023 02:01

    Po gjeologe u thirren? Ketu nuk behet fjale thjesht per demtimin e disa shtepive si pasoje e dridhjeve te shkaktuara nga plasjet,ketu eshte tronditur nga themelet nje mal i tere,mund te kete rreshqitje toke ne te ardhmen qe mund t'i marrin ato shtepi perpara e te kete viktima!

    Përgjigju
  • Besim: 09/07/2023 12:07

    Po Ministria e Mjedisit nuk ka pergjegjesi qe ka dhene leje?

    Përgjigju
  • Jasu: 09/07/2023 11:46

    Te them te drejten nuk arti t'a besoj qe fush-kruja dhe pas 30 vitesh demokraci nuk ka qetësi po pse do te pysni ju. sepse ne kruja drejtojnë pushtetin horrat e kriminelet me ne krye ish deputetin dhe kryetarin e bashkisë e atminstratorin bashkisëfush-kruj e te policisë se krujes qe jan pron e deputetve te qarkut durres e te bashkisë Krujë

    Përgjigju
  • Alb: 09/07/2023 11:23

    Keta bien ne kundershtim me veten ketej thon ketu ka pas gurore 20 vjet aman vetem kjo e rrajave na demtoi banesen po leri mo pallavrat e katnareve vertetojini punimet e shtepive se i kan jasht standarteve e duan ti bien qylit edhe drurin kushedi i ka dhen gojes me teper se duhet se bente si gango dhe ne media

    Përgjigju
    • R.p.k: 09/07/2023 13:53

      Pse nga fushkruja eshte inxhinieri ti bie me koke gozhdes rac muti jan kjo zone kruje fushkruje mir e ka.

    • O bo bo bo.: 09/07/2023 12:30

      @Alb.Dègjo inxhinjer gjeolog. Mirè e ke, je njish fare, besoma. Shko tani te muri i dhomès sè pritjes dhe mundohu tè ngulèsh njè gozhdè atje,,por pa çekan tè lutem,,bjeri me kokè. Nèse sheh gjak diku nè ballè, mos u trondit fare. Èshtè vetèm rrjedhojè e tè qènit "katnar" ,,sepse gozhda, kemi ngulur gjithmonè ne,,,por duhet analizuar substanca e ndèrtimit ca. Se mos pèrfitosh ndonjè gjè,qè nuk tè takon ore KATNAR?

  • Gjergj: 09/07/2023 11:01

    A ka njerèz normalè mè nè kètè administratè tè degjeneruar nga korrupsioni dhe rrugaçèria si tipar karakterizues i shelljes? Ajo GURORE,,,,ku e mori liçencèn e punès pèr tè hedhur nè erè malin,,,VETÈM 300 METRA MBI SHTÈPITÈ E BANUARA? Kjo èshtè skizofreni e plotè. Jo vetèm komisariati i policisè, tè shkrihet fare por gjithè ky llum kriminal qè nuk njeh respekt as pèr jetèn e tjetrit, lère pastaj pèr pronèn qè ia dèmton. Ka marrè fund gjithçka, me kètè qeveri. U ka mbetur, vetèm tè reagojnè kur REPORT TV i nxjerr zbuluar ashtu siç janè,,si kriminelè ordinerè. 3 ditè mè vonè, shpresojnè se çdo gjè do mbulohet nga pluhuri i harresès. Çfarè pret nga Rrajat ordinerè,,,kur kryeministri i kètij vèndi ua jep shèmbullin personal se si duhet komunikuar me shqiptarèt. Ai i telefononte qytetarit shqiptar nè Francè, pèr tia sharè nènèn, me fjalorin e karrocierit tè komunales. Kur NJISHI flet ashtu,,,,Rrajat shkojnè edhe mè tej,,,dhe kapin shkopat e bejsbollit. Krujèn,,,nuk e mori dot turku,,,por ne ama. Me shkop nè dorè. Skèbderbeu,,jemi ne.!!!

    Përgjigju
    • ILIRI: 09/07/2023 11:30

      Të lumtë zotëri, nuk I heq asnjë presje komentit dhe indinjatën tuaj.

  • Kruja: 09/07/2023 10:36

    Cudia me e madhe 3 dit zgjat.Do i hiqen shiritat dhe do vazhdoj punen normal sepse i sherben pushtetit.Kercenime,dorheqje,presione ndaj te ndershmeve,shikojeni vet sa lart i ka rrenjet krimi

    Përgjigju
    • Mjeku: 09/07/2023 10:59

      Ik ore pirdhu keq te mos reagojne e keq te reagojne. Jeni te luajtur mendsh nga mendja. Shteti deshtoi dhe ishte fat qe nuk vdiqen njerez por masat qe po merr jane mese te drejta. Ajo gurore eshte ne shkelje te ligjit dhe nuk ka per tu hap me dhe banoreve do ju jepet demshperblim. Autoret te burgosen nga drejtesia.

  • Arbëri: 09/07/2023 10:27

    Pasi që kryeministri bq është minister i jashtëm i serborusis, shtetin ia ka dhën kriminelve të ”97-s ! Nuk janë shqiptarët aë e kan pushtetin sot, por janë serborusët ata që qeverisin nën hije…o të verbuar

    Përgjigju
    • Niku: 09/07/2023 12:08

      Lala mos u mer me kete komentues nuke ka lidhje fare me shqiperine nuk eshte shqiptar por kosovar I shartuar ,eshte komplet idiot i trashe budalla si duket eshte violentuar nga serbi dhe do te nxier inatin ne shqiperi.

    • Lala: 09/07/2023 10:56

      O Ari e Di ti kush Jan Krimineller e 97?

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 09/07/2023 09:56

    Kush ka dhene lejen e shfrytezimit duhet te mbaje pergjegjesi. Mirelaaaaa

    Përgjigju
  • Popull: 09/07/2023 09:56

    Cila polici? Ajo qe paguhet nga mafia dhe i sherben asaj? Ku ishte kjo polici deri para dy ditesh?Pse fshihet dhe nuk i flet popullit qe e voton kryeministri?Turp

    Përgjigju
  • Lind pyetja: 09/07/2023 09:49

    Pse u bë videoja nga kriminelët duke i ditur pasojat ndaj tyre? Pse policia i mbronte dhe sajoi këtë mini grusht shteti brenda shtetit? Apo e kanë llogaritur që pasojat më të mëdha do binin mbi Shtetin e së drejtës dhe drejtësinë e re? Mund t'i kenë bërë llogaritë gabim. Do ju goditet koka organizatore e frymëzuese shpejt. Salikezhini shqiptar e meriton.

    Përgjigju
    • Podcast për nongratan: 09/07/2023 17:36

      Je i ftuari i rradhës. Bëhu gati se drejtësia e re po të vjen.

    • Pergjigje: 09/07/2023 12:28

      PO RAKU PO FAJIN E KA PERANDORI ZAHO... QE E BEN LISTEN E DASMES VET SEPSE THERET VEM HORA NE DASEM. ""LISTEN E DEPUTETVE""

    • Iliri: 09/07/2023 10:59

      Zotëri, e urrej Sali Berishën ndoshta më shumë nga ju.Komenti juaj është fare I pa vlerë dhe për fat të keq tregon nivelin shoqëror Shqiptar. Kësaj I thonë siç thotë populli, (UNË TË THEM JA UJKU, JU THONI JA GJURMËT).

    • Ëgzun: 09/07/2023 09:55

      Nuk ishte për frikësim të banorëve, qëllimi ishte puçist

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?