Dhuna e fisit Rraja, jep dorëheqjen deputeti i PS! Rrahman Rraja: Tërhiqem nga politika, dështova si prind! Thirrje djalit të dorëzohet

8 Korrik 2023, 15:00| Përditesimi: 8 Korrik 2023, 18:22

  • Share

Deputeti i PS, Rrahman Rraja ka dhënë dorëheqjen pas dhunës së Fisit Rraja për guroren. Në një njoftim publik thotë se ndihet i turpëruar nga fëmija i tij, të cilit i bën thirrje që të dorëzohet para drejtësisë. Rraja i kërkon ndjesë të gjithë kolegëve të grupit parlamentar dhe votuesve që e emëruan kryetar komune dhe i dhanë 2 mandate si deputet.

Me një kërkim ndjese për viktimat e dhunës, i uron vetes forcë që të përballojë dhimbjen për të shlyer turpin që i biri i la mbi shpatulla. Një ndjesë publike bëri edhe për kreun e qeverisë, për të cilin thotë se s’kishte asnjë borxh për këtë shqetësim kaq të madh publik që i shkaktoi.

"Nuk kam fjalë për ta shprehur sikletin karshi të gjithë atyre që më kanë besuar gjithë këto vite. Fatkeqësisht unë dështova si prind dhe ndjehem i turpëruar publikisht nga fëmija im. Ju kërkoj ndjesë shokëve dhe kolegëve te grupit parlamentar dhe deklaroj dorëzimin e mandatit të deputetit dhe tërheqjen time nga jeta politike. Ju kërkoj ndjesë atyre që më kanë dhënë votën prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet. Ju kërkoj ndjesë viktimave të asaj dhune turpëruese për familjen time. I bëj thirrje djalit tim të dorëzohet para drejtësisë. Zoti më dhëntë forcë që ta përballoj këtë dhimbje të madhe dhe jetë që ta shlyej këtë turp që më la mbi shpatulla si gur im bir. Në fund mirënjohje dhe ndjesë edhe kryetarit të partisë dhe kryeministrit, i cili nuk më kishte asnjë borxh për këtë shqetësim kaq të madh publik që i shkaktova", njoftoi deputeti i PS. 

Deklarata e Rrahman Rrajës është shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit të Taulant Ballës, kreut të grupit parlamentar socialist.

Por deputeti Rrahman Rraja, dha dorëheqje të vonuar, 2 ditë pasi kushërinjtë Biblil e Jashar Maja u dhunuan barbarisht nga anëtarët e fisit të tij. E kjo ndodhi, vetëm pasi policia shpalli në kërkim djalin e tij, Rrexhep Rraja, një veprim edhe ky i vonuar, që doli në dritë vetëm pasi Report Tv identifikoi në grupin e tmerrshëm se njëri në mesin e tyre, ishte djali i deputetit socialist të Krujës, që policia nuk e kishte në listën e të dyshuarve, deri kur e shpalli zyrtarisht person në kërkim disa orë pas transmetimit të kronikës në Report Tv.

Kjo nuk është hera e parë që djali 29-vjeçar i deputetit ka probleme me drejtësinë, por në rastin e parë, Rrahman Rraja nuk dha dorëheqje por u rizgjodh sërish deputet në zgjedhjet e 2021-shit.

Rexhep Rrahja u bë i njohur për publikun në rastin e Xhisiela Malokut e cila më 21 korrik 2018 denoncoi ish-të dashurin për dhunë e përndjekje, por pa e çuar deri në fund çështjen, duke qenë se tërhiqej nga deklarimet. Ishte ish oficeri i Policisë Emiljano Nuhu ai denoncoi në media se  25-vjeçarja kërcënohej nga ish-i dashuri dhe të afërmit e tij për të mbyllur denoncimin. Rexhep Rraja u arrestua në 30 shtator të 2018-ës, dhe u ndëshua vetëm me një vit shërbim prove.  Publikisht pas denoncimeve në komisariatin numër tre dhe atë të Fushë Krujës, Xhisiela Maloku në media ndryshoi qëndrim duke thënë se problemet me Rexhepin do t'i zgjidhte vetë dhe gjithçka e kishte bërë nga xhelozia se Rexhepi e kishte lënë për një vajzë tjetër.  Kurse oficeri u arratis.

Deri tani ka shkuar në 8 numri i personave të shoqëruar (4 të arrestuar) dhe ndaluar në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 6 korrik 2023, në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, si dhe shkon në 6 numri i shtetasve të shpallur në kërkim. Edhe Policia e Shtetit i bëri thirrje shtetasve Xhelal Rraja dhe Rexhep Rraja, vëllait dhe djalit të deputetit si organizatorë të kësaj ngjarje të rëndë kriminale për tu dorëzuar sa më parë në Policinë e Shtetit së bashku me personat e tjerë të shpallur në kërkim pasi çdo orë që kalon rëndon akoma më shumë pozitën e tyre penale.

Dhuna për guroren
Anëtarë të fisit Rraja dhunuan në mënyrë brutale dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth. Mesditën e 6 korrikut 2023, ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, kur grupi i dhunuesve mësyu lokalin dhe ata bien pre e një dhunë barbare.

Gurorja është në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Për dhunën e ushtruar ndaj kushërinjve Maja, policia ka arrestuar 4 persona, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre Rexhep Rraja djali i deputetit dhe dy vëllezërit e deputetit socialist të Krujës, Flamur dhe Xhelal Rraja. 

Ora 15:38
Rraja la mandatin, kush është deputeti që do të zërë karrigen e tij në Kuvend

1688823531_arkendballa.jpg

Pas lënies së mandatit të Rrahman Rajës si deputet i PS, karrigen e tij do e zërë Arkend Balla.

Ai do të ulet në radhët e socialistëve në Kuvendin e Shqipërisë pasi Rraja zgjodhi të linte mandatin e deputetit pas ngjarjes së rëndë ndodhur në Krujë, kur vëllezërit dhe djali i tij, së bashku me anëtarë të tjerë të fisit, dhunuan barbarisht dy persona.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • olsi: 09/07/2023 11:18

    politikan periferie. s'ka mesuar akoma se nuk duhet me pate lidhje me krimin e organizuar etj eshte deputet ne klase te pare

    Përgjigju
  • Gani Klori: 09/07/2023 10:44

    Te zinjte ne kush na qeverris dhe na ben ligje ne kuvend

    Përgjigju
  • Boba: 09/07/2023 00:43

    Ti je per burg per vete o qyqe se kush te njeh e di sh mire si ke arritur ne ate pike o mik ti dhe fisi yt. Po hajt mos u shqetso se ne Shqiperi, zoti harron por plumbi jo.

    Përgjigju
  • BABASI: 08/07/2023 21:40

    Po mor Arben se nuk ta thyen ty kafken prandaj bilbilos mor rilindas gjakpires

    Përgjigju
  • Timi: 08/07/2023 21:01

    ????????????????????. Rrahmani eshte me pyke se ata. Kur degjon kshu deklaratash nga horra me mandat deputeti eshte tia fusesh vetes. Ku jemi katandisur

    Përgjigju
  • Arben: 08/07/2023 19:48

    Personalisht deputeti Rrahman Rraja ka reaguar ne menyre korrekte duke treguar moralin superior te PS ne krahasim me opoziten e cila ka bere gjera shume me te renda ne te kaluaren dhe nuk ka pranuar kurre fajin! Por nga ana tjeter doreheqja mund te merret si dobesi e PS! Sepse nuk kemi te bejme me nje opozite me nivel europian por me nje opozite te profilit oriental, dmth primitive, vulgare, ordinere, inferiore! Dhe nuk duhet asnje terheqje perballe ketyre!

    Përgjigju
  • Toni: 08/07/2023 19:45

    jam kurioz a e ka perpiluar vete rrahmani ate shkrim me siper......sulltani do jete acaruar keq ...

    Përgjigju
    • O toni o njish: 08/07/2023 22:13

      Ku di rrafmoni nga keto. Ja ka shkrujt sekretarja e tauland balles . Ai dhe ijes vet i thosht ush.

  • Gjergj: 08/07/2023 18:25

    ZYRA E SHTYPIT TÈ TAULANT PALLÈS? Aq shumè sa dua tè vjellè, nuk mund tè ha. Rama, ka zgjedhur kontigjentin kriminal, si "bashkèlzftètarè". Nuk èshtè vetèm Rraja. Janè edhe shumè kriminelè tè tjerè, qè me mbèshtetjen e Ramès, janè bèrè edhe mè probkematikè. Fshatarè si Taulant Palla, le tè drejtojnè fermat BIO tè Librazhdit ju lutem. Jo jo, me palla, nuk bèhet shtet,,bèhet edhe shteti LOLO,,siç janè kèta "princat e privincès" qè duan tè na shiten pèr qytetarè denbabaden.!!!

    Përgjigju
  • Eri: 08/07/2023 18:23

    Ore mire qe i rrafen po pse e filmuan nuk e kuptova apo shofin filma aksion

    Përgjigju
    • albshare: 09/07/2023 00:57

      per te trembur kundërshtarët

    • Xoni: 08/07/2023 23:04

      Po jo mor jo. Po perserisnin nje skene te filmit Njeriu me top, kur Fizet rrahen me shkopinj ne mes te fushes xhaxhane e Mato Grudes. Ja ku jemi mbrapa 70 vjet njerez te eger e barbare qe vetem hane dhjamosen dhe rrihen si ne xhungel.

    • Putin: 08/07/2023 18:47

      Se duhej shpërnda në media video që të diskreditohet shteti dhe Ed Roma. Puçistat e Putinit ala Prigozhin

  • e-Albania: 08/07/2023 18:00

    Bëj denoncimin këtu. Ne nuk ju informojmë kriminelat, e korupsionistat për ju.

    Përgjigju
    • E-rrena: 09/07/2023 09:25

      Hahahaha e modhe si puna e Komisariatit Dixhital qe perendoi

  • Rrajat: 08/07/2023 17:31

    Keta jane fare e keqe ma zi se Bajrat e Nokajt. Ktyne duhet me ja u be si Ndokajve ne Lezhe, plumb ma te mirit e shihi tjeret duke e mshef si mijte. Ky nuk turperohet, djali eshte sjelle si rraca e tyre.

    Përgjigju
  • Populli: 08/07/2023 17:25

    Shporru ti,Rrajat,ministri,drejtori dhe gjith policia e korrupruar e shtetit te kalbur

    Përgjigju
  • Loni: 08/07/2023 17:15

    ÇuÇ Zeza té japi DORÉHEQJEN , sepse edhe kur ishte Ministèr i Bujqèsisè la KOKRRÈN e NAMIT ,duke ju théné SHQIPTARÉVE se VAJI i PALMÈS , ishte mè i miré sesa VAJI i ULLIRIT dhe GJALPI !!!!!! Ministèr SHARLATAN qè nè kohén e XHAXHIT ENVER mund ta Punèsonin vetém si ROJE VRESHTASH

    Përgjigju
  • Stela: 08/07/2023 17:14

    Qerou mor pler,ti dhe gjith rraca yte bashk ne ato qe te kan ber deputet ty

    Përgjigju
  • Faik: 08/07/2023 17:04

    Gurorja tu KONFISKOHET dhe çdo PASURI tjetèr , sepse ato TRITOLET qè ndezin kta kriminelè , NUK kanè asnjè NDRYSHIM ,nga TRITOLET dhe MINAT me SAHAT qè ju VENDOSTE Sali KRIMI SHTYLLAVE té TENSIONIT tè LARTÈ , sa herè humbiste ZGJEDHJET Parlamentare !!!! NNEVERI dhe URREJTJE pèr BANDAT KRIMINALE dhe ORGANIZATAT MAFIOZE té : PD + PS + LesheLi + PAD + PR + LZHK + PBDNJ + PDIU + Nisma Thurje + Bindja Demokratike e LESHIT etj etj etj FUNDÉRRINA dhe KRIMINELÉ qè kanè krijuar Parti BANDA !!!! ÇOHU ENVER HOXHA i LAVDISHÉM nga VARRI tè fusèsh SHQIPÈRINÈ nè SHINA , sepse SHQIPÈRINÉ e mori LUMI !!!!!

    Përgjigju
  • Njeriu: 08/07/2023 16:57

    Ndonje keqardhje per personat qe u dhunuan , apo varja . Dmth me vjen keq per kryeministrin , grupin parlamentar , veten , fisin , deshtimet e mia , po atyre mire tu behet????

    Përgjigju
    • emri: 08/07/2023 17:39

      Ky deputet eshte ritur dhe kontribon ne ate grup majmunesh ne kruje dhe kjo nuk e ben ate me pak majmun se sa ata. po te ishte njeri do t'i kishte dhene drejtim tjeter fisit te tij neandertal. Eshte cjerrese ne ndergjegje tek sheh cunin e tij qe godet nje njeri pa ndjenja ne gju me qellimin e vetem qe ta sakatoje ... e gjithe skena eshte HORROR. kjo eshte shkelja me kembe qe i bejne cdo dite njeres te forte e me pushtet popullit ... dhe doreheqja e kesaj plehre nuk do te thote asnje gje. Sinqerisht, vdekja na vjen nga njerez te tille.

    • Sali Berisha: 08/07/2023 17:26

      Po Edi Rama ka ngrënë dru për vete e shiko çfarë kandidon për deputet :)

  • Vlonjati: 08/07/2023 16:55

    Te lumte qe the me fal, tregove dinjitet. Nuk mban ti pergjegjsi per femine tend budalla. Mesim edhe per te tjeret. Djali i Saliut vrau 29 veta ne Gerdec hodhi nje fshate ne ere dhe keta loqet e Saliut qe qenkan skandalizuar sot hidhnin valle e ndanin lek me thes.. Qenie te neveritshme. Sa per policine Rama te heqi ate minister te brendshem qe ka aty qe nuk di te lidh as breket e veta. Hidhet ne ere kodra me dinamit ne mes te dites dhe policia nuk sheh e nuk degjoka gje. Nuk do satelite te shohesh qe aty jane bere krime mjedisore ne mes te dites nen hundet e policise.

    Përgjigju
    • O bo bo bo.: 08/07/2023 18:52

      Jo mo ç,ne? Unè mbaj pèrgjegjèsi pèr tè qènit kriminel tè disa mijè arash,qè fryhen sepse aq ua lejon truri i tyre prej turkoshaku. Unè jam shteti, mendon e beson RRAJA. Kodrat dhe malet e Krujès, janè tè mijat. Edhe Kastrioti, nuk ishte, çfarè jemi ne? Shtet buçesh ky yni. Me 4 metra gurè nga kodra aty pranè, tè shitura Kontrandè, Rrajave fshatarè Anadolli, iu duket vetja pèrmbi Skènderbeun. Medet, ç,na gjeti me koalicionin PÈRTEJ SÈ MAJTÈS DHE SÈ DJATHTÈS?

  • Hahet: 08/07/2023 16:41

    Jo betem si prind por edhe si qenke njerezore ke deshtuar. Shpejt do ku vije dita gjykimit.

    Përgjigju
  • Ben Lokja: 08/07/2023 16:08

    Shtet nuk ka injorantet po lulezojne mjere kombi cfare po heq per te pakten dy breza Shqiperia do vuaj nga politikanet qe e kane çuar vendin tonë në atë gjendje nga të gjitha anët e politikës majtas djathtas qëndra nuk ke nga ti zësh e nga ti lësh duhen hequr zvarrë nga zyrat të zgjedhur lokalë e vendorë më mirë pa shtet se sa të të fyejnë inteligjencën çfarë ata janë duke e bërë tashti .

    Përgjigju
  • Safet Gici Derri: 08/07/2023 16:03

    Un per 1 pastrim dhembesh u futa ne burg Kurse kto rrahjat per plagosje te rend me shkopa bejsbolli me Arm pretendonin se nuk kishin ber gje

    Përgjigju
    • O safet: 08/07/2023 18:23

      Ti nuke bone larje dhomsh Ti mbushje dhomsh por jabone shpejt e zojes nu I pelqeu .

  • Arben: 08/07/2023 16:00

    Opozita gabohet rende ne qofte se mendon se do perfitoje nga kjo situate! Partia Socialiste do ta rrise mbeshtetjen ne zonen e Fushe Krujes! Imazhi i paster i PS do ruhet pavaresisht baltes qe opozita do perpiqet te hedhe!

    Përgjigju
    • @arben: 08/07/2023 17:19

      Ti jeton per veten apo per PS? Mbase te kane gjetur pune e privilegje, po ne te tjeret we do rrisim femijet ne kete qytet? Apo hajt, PS edhe ti te jeni mire?! Thirri mendjes o shok

    • Bobobo: 08/07/2023 17:06

      Ti o Shok je nje shembull pse ky vend nuk behet me…Rrofte Partia ????????‍♂️

    • Safuti: 08/07/2023 16:41

      Ke te drejt. Lavdi Marksizem Lelinixmit. Rroft kryetari. Na hongert bolet.

    • Beni: 08/07/2023 16:17

      Po rika po

  • Alb: 08/07/2023 15:53

    Shqipnija ka 33 vite si parlamenti ashte mush me dhlomin e shqipnis,dhe ala fillone te jete

    Përgjigju
  • Populli: 08/07/2023 15:53

    A ekziston shtet,a ekziston polici,me shku policia me dy ore me vonese,turp!me denoncua populli e mos me ndigju policia,edhe me i kërcënuar sepse kishin dal kundra fisit te deputetit qe nuk e kemi ndigjua asnjehere duke fol ne parlament,ku po shkon partia socialiste,ku po shkon policia ,cilit popull don me i shërbyer policia "serbit,turp turp,shkrijeni ate komisariat.

    Përgjigju
  • Vladimir Putin: 08/07/2023 15:49

    Rama njësoj si Putin që pasi Prigozhin i bëri puçin si Rrahman Rraja, Rama e detyroi të lexojë e shperndajë një deklaratë të shkruar nga vetë Rama që shfajëson Ramën për kandidimin e kriminelave për deputet.

    Përgjigju
  • Llapisti: 08/07/2023 15:47

    Ky duhet te cohet pedagog te Fakulteti i Ministrise se Brendshme (te ai i Safet hahahaha)

    Përgjigju
    • Toni: 08/07/2023 20:00

      lexhend ????????????

  • XXX: 08/07/2023 15:40

    Priti Ramen ku kurva se kishte shprese mos ja falte, por rama i tha i qerohu se e teprove edhe del sot si legen jep doreheqjen, thuaj me debuan o bythqir

    Përgjigju
    • Lind pyetja: 08/07/2023 16:07

      Kush ja shkroi këtij deklaratën? Nqs Rama si kishte borxh pse e kandidoi? Pse policia të mbronte?

  • jani: 08/07/2023 15:32

    deputet palaco..i ardhur nga nje familje kriminelesh...

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 08/07/2023 15:30

    Nuk na duhesh me. Kemi socialdemokratin Tom Doshi me sloganin Misioni vazhdon ...

    Përgjigju
  • Asnjanes: 08/07/2023 15:29

    Ne pidh robve vafsh ti me gjithe soj e sorollop je turp i politikes Shqiptare.

    Përgjigju
  • halla esma: 08/07/2023 15:28

    ju duheni vrare te gjithe si fis....

    Përgjigju
  • Trimi: 08/07/2023 15:16

    Si nuk kishte ndonjeri nga te dhunuarit arme e te bente kasaphane ti vriste gjith te shpetonte ai vend te hynte ne histori.

    Përgjigju
  • Rrajza: 08/07/2023 15:14

    Bravo me ne fund e kuptove qe erdhe me zvarritje deri sot, Tashi te tha ai babloku boll me se e teprove... E kuptove c'eshte me mire per ju! Gjithsesi respekt ishalla per te mira sot e mbrapa..

    Përgjigju
    • Alb: 08/07/2023 16:49

      Brenda javes iken licensa po keta kan 1000 e ca biznese te tjera gurorja seshtr asgje

    • Fondacioni “Rrahja Digitale”: 08/07/2023 15:20

      E gjitha nje “Show” si ato qe organizon Beduin Ramuti! Po te kete kellqe Rrahmuti i heq licencen ketyre Hordhive Barbare te Rilindjes qe duam!

  • Shoku: 08/07/2023 15:06

    E mor legen burre spurdhjak, te beri Rama me nje telefonate te ikesh vete, servila do ngelni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?