Në rrjete sociale nuk munguan komentet dhe kritikat për sjelljen çnjerëzore të infermiereve në azilin e pleqve në Pejë, por në protestën në Tiranë nuk kishte sensibilizim.
Këtë të enjte, në sheshin ‘Skënderbej’ nuk kishte as 10 qytetarë që ngrinin zërin për mënyrën se si u trajtua një e moshuar që kishte shkuar të merrte përkujdesje të shtuar, por u përball me dhunë dhe tallje nga disa vajza të reja që mbanin veshur bluzat e bardha.
Por ata pak persona të pranishëm në protestë ishin kujdesur që të shkruanin disa thënie dedikuar nënës.
"Familja pasuria jonë", "Shqiptari e do nënën si zotin", "Të dua nënë", "Mos e prek të pa mbrojturin", ishin disa nga thënjet e afishuara në pankarta, si një formë indinjate ndaj kësaj ngjarje.
Më 29 tetor, tri vajza, të ‘veshura’ jo thjesht me bluza të bardha por edhe me detyrën e shenjtë të humanizmit, dhunuan, qeshën dhe frikësuan një nënë, e cila prej moshës e kalitjes së viteve, nuk kishte fuqinë të mbrohej.
Dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi dhunuan të moshuarën, teksa Remize Kuqi ka filmuar. Ato kanë përfunduar në pranga të Policisë dhe janë pezulluar, bashkë me një punëtore tjetër. Gruaja që u dhuna nga infermierja e qendrës është nëna e një ushtari të UÇK që ka dhënë jetën në luftën me Serbinë. Ajo është nëna e Taulant Reshat Nura, dëshmori që ra në Betejën e Qabratit.
Ndërsa vajza e të moshurës së azilit në Pejë, e tronditur nga ngjarja e rëndë kërkoi drejtësi. Duke e cilësuar si ‘fundin e botës’, e bija luti institucionet të merren seriozisht me këtë çështje.
Po natyrisht nuk do kishte pjesmarje , mbasi ështe e modës që pleqtë t’a kalojnë pleqërinë nëper azile , se të rinjtë duan t’a gëzojnë jetën dhe prindet ju bëhen pengesë !
Përgjigju