Psikologia Marsela Lekli

Dhuna e motrave Berishaj ndaj Klea Prengës, psikologia: Po i japim zë një vajze që ka qenë askushi! Askush nuk i erdhi në ndihmë në lokal

3 Shtator, 22:50| Përditesimi: 3 Shtator, 22:58

  • Share

1725396835_marselalekli.JPG

Psikologia Marsela Lekli duke komentuar ngjarjen tek Kodra e Diellit një muaj më parë kur motrat Berishaj gjuajtën me gotë në fytyrë Klea Prengën, u shpreh se po i japim shumë zë disa personave që nuk dihet si janë bërë të njohur.

Ajo shton se nga ana tjetër ka shumë vajza dhe gra të dhunuara dhe shantazhuara të cilat nuk njihen dhe nuk marrin hapësirë askund.

'Po flasim për një të dashur jo për një familje. Nëse je e zonja shko tek i dashur jot pse të tradhtoi. Nuk mund të shkosh të një person tjetër, nuk e dimë të vërtetën. Dimë se ku arrin egoizmi i një femre, pse më la pse shkoi tek tjetra,. Të tilla raste duhet gjetur faji tek vetja. Nëse bëjmë analizë tek vetja atëherë mund të gjejmë tek i dashur jonë apo dikë tjetër. Mund të jetë edhe për audience publike. Ajo vajzë mund të ketë audiencë më të madhe se motrat. Është edhe konkurrenca mediatike që mund të kenë.

Mendoj se të paktën këtij targeti i këtyre femrave që arrin në ekstrem të mos i japim zërin e debateve diskutimeve. Kur e ngremë zërin i japim rëndësi. Mund të trajtohet tema nëse është kryer një krim sa dënohet, janë tema të ndryshme,. Po jo ti japim shumë zë. Në rastin në fjalë, ti japim zë një vajzë që ka qenë askushi ka qenë në një format televiz është bërë bloger dhe është bërë VIP. Kështu bëhesh tek ne. Edhe sa vajza mund të jenë të lënduar, të shantazhuar, të dhunuar në formën e asaj vajza. Kur ne flasim në tv për barazinë gjinore që të suportojmë njëra tjetrën ne dhunojmë njëra tjetrën. Po shohim dhe në reagimin e ambjentit askush nuk i shkoi në ndihmë, kur je femër dhe shikon një femër mbuluar me gjak dhe nuk i shkon në ndihmë ne kemi dështuar si shoqëri', theksoi psikologia.


Lajmi kryesor:

Policia i kërkon, dyshohet se Antonela Berishaj dhe e motra ikën nga Morina'! Gazetari Dema zbulon detaje: Donin t'i shkaktonin dëmtim të përjetshëm Klea Prengës


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?