Dhuna e opozitës, Përnaska: S’kanë pikë kauze e morali aktet që bëjnë aty! Hasimja: Mazhoranca ka përgjegjësinë për zhvillimin e një jete parlamentare korrekte

1 Nëntor 2023, 14:59| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 16:37

  • Share

Dhuna dhe mos lejimi i veprimtarisë parlamentare nga opozita në Kuvend, ishte çështja që u diskutua sot në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska tha se këto sjellje nuk i shërbejnë askujt dhe se deputetët kanë ngatërruar rolin e tyre. Sipas Përnaskës, lëvizja e grupimit të Rithemelimit s’ka pikë kauzë e morali.

‘Bardhi duhet të shkojë të organet përkatëse, pasi këto sjellje e të sillet nëpër korridore e parlamentit, sepse nuk i shërbejnë askujt. Duhet që retorika e dhunës t’i largohet realiteti shqiptar. Keni dëgjuar ndonjë që të propozojë ndonjë ligj të lidhur me problematika të caktuara. Çfarë po bëjnë ata nuk kanë lidhje fare me rolin e ligjvënësit. Nëse do të përfshihesh duhet të respektosh institucionin. Duhet të bësh ligje në parlament dhe jo këtë lloj palaçjade duke krijuar tymnaja. Kanë ngatërruar vendin e punës. Nuk janë për aty dhe për mënyrën sesi duhet të funksionojë institucioni. Përfshirja e këtij brezi mungon brenda serës politike. Ata janë aty për interesa personale. Nuk kanë pikë kauzë pikë morali për të gjitha aktet që bëjnë aty. Unë jam e interesuar për produktin që japin.’- tha Përnaska.

Ndërkohë politologu Ermal Hasimja, tha se partia që është në pushtet ka përgjegjësinë për zhvillimin e një jete parlamentare korrekte.

‘Ajo parti që ka pushtetin ka dhe përgjegjësinë për zhvillimin e një jete parlamentare korrekte. I gjithë vendi kontrollohet nga PS, është e rëndësishëm që shumica ti japë opozitës të gjitha instrumentet duhura që të zhvillojë aktivitetin e saj politik. Ka një frustrim të mbledhur që vjen nga drejtime të ndryshme, nëse opozita kërkon komision hetimor gjëja më normale është që t’ja japësh. Shqiptarët nuk arrijnë prej vitesh më të mirët që të futen në parlament.’- tha Hasimja.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • mergimtari: 01/11/2023 19:26

    Veprimet e opozites ne Kuvend jane udherefyesi me i gabuar per shoqerine.Komisjonet "hetimore" qe propozojne jane thjesht kerkesa per te thene se po kerkojne transparenc.Shume nga keto komisjone "dublojne" SPAK-un.Ato kerkohen qe Deputetet te kene mundesi te marrin ndonje honorar me shume.Me veprimet e tyre duan te mbrojne te gjithe te koruptuarit.Partia(Rithemelimi) eshte vene ne sherbim teZ.Berisha.E gjithe kjo zhurme i jep mundesi E.Rames ta zgjas pafundesisht te qenit k/minister.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?