'Ta tregoj unë kur të takohemi nga afër', zbardhen mesazhet kërcënuese që mori Lulzim Maja! U prit në takim nga Tonin Vocaj

11 Korrik 2023, 10:33| Përditesimi: 11 Korrik 2023, 15:04

  • Share

Lulzim Maja, vëllai i Jashar Majës që u dhunua barbarisht bashkë me kushëririn Bilbilin nga anëtarë të fisit Rraja në një lokal në Thumanë, mori mesazhe kërcënuese në Facebook të hënën e 10 korrikut. Report Tv mëson se personi që ende nuk është identifikuar nga policia i ka përmendur plumbat dhe drurin 43-vjeçarit dhe se ai do e shihte se çfarë do t’i bënte kur ta takonte nga afër.

Të gjitha mesazhet kërcënuese janë administruar nga policia dhe Lulzim Maja është pritur nga vetë drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, që e ka garantuar se blutë do të identifikojnë sa më parë të jetë e mundur autorin e këtyre mesazheve. Por, këto nuk janë mesazhet e para kërcënuese ndaj Majës, teksa mesazhe të ngjashme ka marrë në rrjetin social TikTok edhe para aktit barbar të dhunës ndaj Jashar e Bilbil Majës, por në atë kohë nuk u ka kushtuar rëndësi.

Të gjitha kërcënimet, në Facebook dhe TikTok janë administruar nga policia dhe po hetohen për veprat penale “Kanosja” dhe Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, materiale që janë referuar edhe në Prokurorinë e Tiranës. Nuk dihet në se pas tyre fshihet ndonjë familjarë i Rrajave, teksa këtë pritet ta qartësojnë hetimet.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Thumanë, policia deri më tani ka mundur të arrestoj 4 persona dhe të shpall në kërkim 6 të tjerë. Të arrestuarit dolën para Gjykatës Penale të Tiranës dhe 3 prej tyre, Ineidi Rraja, Eni Kulla dhe Andi Rraja janë lënë në masë sigurie “arrest në burg”, ndërsa pronari i lokalit, Kujtim Përdaku u la i lirë me “detyrim paraqitje”. Por, policia akoma nuk ka mundur të gjej të shpallurit në kërkim, Rexhep Rraja, Xhelal Rraja, Flamuri Rraja, Përparim Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta. Dy të parët, djali dhe vëllai i ish-deputetit të dorëhequr socialist Rrahman Rraja konsiderohen si organizatorët kryesor të dhunës nga ana e policisë. 

Anëtarë të fisit Rraja dhunuan në mënyrë brutale dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, pasi ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në guroren e Rrajave, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth. Report Tv pa nga afër banesat e dëmtuara nga shpërthimet, teksa banorët treguan se shpërthimet bëheshin sipas oreksit, pa pasur një kontroll të mirëfilltë. Vetëm pas shpërthimit të skandalit, autoritetet bllokuan punën në gurore, teksa kjo solli një reagim zinxhirë, duke nisur nga shkrirja e komisariatit të Krujës, deri tek dorëheqja e deputetit Rrahman Rraja dhe shkarkimi i ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/07/2023 01:10

    Dyshoj se keshtu e kane kercenuar dhe ate vajzen Xh.Maloku qe u ngaterua me R.Rrajen,qe pastaj nderoi deklaratat,jo ishte xhelozi,jo do t'a zgjidhte vete.Sikur policia t'a kishte marre seriozisht kete ceshtje ne dukje pa rendesi atehere dhe nuk do te trembej as nga Rrajat,as nga posti i deputetit Rraja,as nga /miku dhe eprori/ i deputet Rrajes,sot nuk do te kishim nje komisariat te shkrire,nje polic ne arrati e nje minister te shkarkuar.

    Përgjigju
  • e drejta: 11/07/2023 10:57

    PO TE KISHTE BERE SI DUHET DETYREN POLICIA E BORIZANES ( QE TE MERRTE SERIOZISHT ANKESAT E QYTETAREVE )NUK DO TE ISHTE ARRITUR DERI KETU DHUNA E KETYRE KAFSHVE ME DY KEMBE. Z TONIN TANI DUHET TI SHKOHET DERI NE FUND PER TE PASUR NJE DREJTESI EKZEMPLARE(EDHE KUNDER ATYRE POLICEVE TE KORRUPTUAR) QE TE KTHENI BESIMIN TEK POPULLI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ndryshohen drejtorët e policisë në qarqe, do ketë më shumë rend e siguri?