Lehtësoi akuzën si “plagosje e lehtë”, Prokuroria e Tiranës kërkon riekspertim të ri për dhunën e Rrajave!

13 Shtator 2023, 14:00| Përditesimi: 13 Shtator 2023, 16:15

  • Share

Prokuroria e Tiranës ka vendosur të kryeje një riekspertim për Jashar e Bilbil Majën, dy kushërinjtë nga Fushë Kruja, të cilët ranë pre e dhunës barbare më 6 korrik 2023 nga anëtaret e fisit Rraja.

Ekspertiza e datës 24 korrik e kryer nga mjeku ligjor Elton Serani, i cilësoi dëmtimet e marra nga dy të plagosurit të pa rrezikshme per jetën në kufijtë e plagosjes së lehtë, duke lehtësuar pozitën e të akuzuarve. Reagimi që pati ky konkluzion mjeko ligjor ka bërë që prokurori i çështjes Ylli Basha të vendosë për një riekspertim të ri, që do të kryehet me një grup tjetër ekspertësh, mundësisht me komision me tre të tillë.

Report TV” zbardhi  një dite me parë  dokumentet zyrtare të akt-ekspertimit  për të dy të dëmtuarit që janë kryer nga mjeku Serani. Në raportin mjeko ligjor thuhej se konkluzioni ishte arrtur në bazë të kartelës mjeksore të dy të dëmtuarve por jo të kqyrjeve te tyre fizikisht.

Për shkak të kohës që ka kaluar nga ngjarja, duket se edhe ri-ekspertimi do të bazohet pikërisht në dokumentet mjekësore të trajtimit të marrë nga dy kushërinjtë, dhe nga kqyrja e trupit të tyre, më shumë se dy muaj me vonesë.

Në faqen e parë të akt-ekspertimit numër 1621 të këtij viti, për dëmtimet e shtetasit Bilbil Maja, fillimisht theksohet se ai ka shkuar në spital me tri plagë në kokë dhe dëmtime në krahë. Më pas, në konkluzion, mjeku Elton Serani shkruan se Bilbil Maja ka thyerje të kafkës, dhe shembje të indeve të buta, por dëmtimet nuk janë të rrezikshme për jetën dhe kanë sjellë për pasojë humbjen e aftësisë për punë mbi 9 ditë, duke u klasifikuar si plagosje e lehtë.

Akt-ekspertimi numër 1620 për shtetasin Jashar Maja, evidenton se ai ka pasur një plagë nga goditjet në kokë dhe në trup, ndërkohë që edhe në këtë rast, plagosja konsiderohet e lehtë dhe që ka sjellë si pasojë, humbjen e aftësisë për punë më shumë se 9 ditë. Këto konstatime sollën të hënën, më 11 shtator reagimin e prokurorisë e cila theksoi se akuzat nuk kanë ndryshuar dhe se autorët po hetohen për plagosje të rëndë dhe kanosje.

Kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, u goditën dhe u kërcënuan me armë nga anëtarë të fisit Rraja, mes tyre djali i deputetit Rexhep Rraja, vëllezërit Flamur dhe Xhelal Rraja, Përparim Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta, të cilët janë shpallur në kërkim. Në arrest janë Ineidi Rraja, Eni Kullaj dhe Andi Rraja ndërsa pronari i lokalit Kujtim Përdaku, ku ndodhi ngjarja, është lënë në ‘Detyrim Paraqitje’ për moskallëzim krimi.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/09/2023 02:27

    Thyerja e kafkes quhet demtim i lehte! Plaga ne koke quhet demtim i lehte! Mire qe reaguan njerezit dhe viktimat, se te ishte per prokurorin e mjekun keta Rrajat jo qe nuk do te merreshin te pandehur,por do t'ju jepnin demshperblim per shqetesimin qe ju bene! Prokurori te mos bazohet vetem ne kartelen por dhe ne videot e bere nga media.Po te ishte plage e lehte mjaftonte nje /band aid/,jo nje fashim i tere dhe ajo hematoma qe kishte afer syrit njeri nga viktimat ishte aq e madhe dhe aq e rende sa mund t'i kishte humbur shikimin.Dhe se dyti,prokuror-ziu qe vetem prokuror nuk mund te quhet,duhet te kerkoje shpjegime pse Serani e beri me kaq vonese ekspertizen nga data 6 kur ndodhi ngjarja,ne daten 24 dhe pse u mjaftua vetem duke u bazuar vetem te kartela? Po te ishte prokuror i vertete duhet t'a kishte hedhur poshte ate ekspertize si pa vlere thjesht per daten kur u be dhe konfliktin e interesit ne te cilin ishte ky mjek per rastin Rraja,pa llogarritur te tjerat.Po kush t'a beje?! Ne Shqiperi per nje te akuzuar,prokurori vlen sa gjykatesi dhe me shume se avokati.

    Përgjigju
  • Cedo: 13/09/2023 22:41

    Po si nuk ju hyn gjemb ne kemb ktyre mostrave qe mbushin letrat per nje dore lekesh. As prokuroreve as mjekeve as oficereve te policise gjyqsore.Po zotin ju kemi len meqe ligjin se keni frike dhe ishalla e vuajtshi ne shpit tuaja kasaper te ligjit.

    Përgjigju
  • E verteta: 13/09/2023 20:37

    Raporti nuk bindi opinionin publik se te ishte per prokurorin e koruptuar ai e dergoi ne komisariat per firmen e te lenduarve bashke me rekomandimin qe te benin vete ankimim. Ky prokuror duhet te largohet nga kjo ceshtje. Experti i ML duhet shkarkuar dhe ndjekur penalisht. Rrajat duhen arestuar se boll livadhisen si qente pa ju hyre gjemb ne kembe. Kjo do ishte drejtesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?