Flamur Rraja

Sherri në Fushë Krujë, shoqërohet vëllai i ish deputetit PS-së

16 Nëntor, 13:44| Përditesimi: 16 Nëntor, 14:23

  • Share

Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja është shoqëruar në polici, pasi ishte shpallur në kërkim për dhunën e ushtruar ndaj familjes së Kujtim Cacës në Nikël që merret prodhim gëlqereje. Shkak për sherrin dyshohet se është bërë një kanal, ngjarje e regjistruar në tetor të këtij viti

Në kërkim u shpall edhe djali i Flamur Rrajës, Ariel Rraja i cili më herët ka qenë i arrestuar pasi u kap me rreth 50 gramë kokainë në automjet gjatë një kontrolli policor.

Flamur Rraja ndërkohë, ka qenë pjesë e dhunës së ushtruar ndaj pjesëtarëve të familjes Maja për dëmet që u shkaktonte në banesa gurorja e fisit Rraja në Fushë-Krujë. Dhuna barbare e shfaqur në video që vetë ata regjistruan për të trembur banorët e tjerë të zonës,  pasoi dorëheqjen e Rrahman Rrajës si deputet i PS.

 

 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dur bomi: 16/11/2024 19:25

    Rrac muti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?