“Dhuna me skenar nga klubi i Tiranës”, presidenti i Vllaznisë vajzave: Na goditi edhe mjeku i kryeqytetasve

30 Nëntor 2023, 15:08| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 16:34

  • Share

Presidenti i klubit të Vllaznisë për vajza, Lazër Matija, ka folur sot për mediat për dhunën e së shtunës në ndeshjen kundër Tiranës, të zhvilluar në kompleksin ‘Skënder Halili’ dhe të ndërprerë në pjesën e parë.

Matija akuzon se dhuna ka qenë një skenar i përgatitur nga klubi i Tiranës dhe shton se kanë reguar vetëm për vetëmbrojtje. Pavarësisht asaj që ndodhi, presidenti i klubit shkodran, shton se tifozët nuk duhet të ndikohen nga kjo ngjarje, duke patur parasysh se në të kaluarën mbështetësit e dy klubeve janë përplasur ashpër.

“Nuk e kam parë ndonjeherë të luajmë kundër Tiranës dhe të mos kemi present policinë. Atë ditë aty nuk ka patur polici, forca rendi dhe na lind e drejta jonë, edhe të aludojmë se aty ka patur skenar. Në kushtet e vetëmbrojtjes jemi detyrur të reagojmë për veten dhe ekipin. Numri i madh I civilëve të përfshirë në atë sherr, aq më tepër edhe njerëz të përgatitur, duke përfshirë këtu stafin e Tiranës në përjashtim të trajnerit Alpin Gallo, është dalluar edhe doktorri i klubit, që është e papranueshme. Madje edhe punëtorët e fushës, të cilët po largonin ujin, kanë ardhur më pas në ndihmë të stafit. Unë i bëj thirrje tifozëve të Tiranës, por edhe të Shkodrës të mos ndikohen nga kjo ngjarje, pasi nuk ka ardhur nga tifozët e Tiranës dhe as nuk inspirohet nga tifozët e Shkodrës,”-u shpreh Matija.

Për këtë ngjarje të rëndë palët kanë dhënë dëshmitë e tyre në polici, ndërsa një vendim do ta japë edhe komisioni i disiplinës në FSHF.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?