Dhuna ndaj 89-vjeçares në Divjakë, flet djali: Nëna më tregoi se si nipi e kishte rrahur me grushte e më pas e përdhunoi

31 Janar 2021, 15:50| Përditesimi: 31 Janar 2021, 16:19

  • Share

 

Lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Divjakë ku u dhunua një 89-vjeçare nga nipi i saj, ka folur djali i të moshuarës, Ismet Meçani. Ai thotë se djalin e ka nga martesa e parë. Në momentin që kanë konstatuar shenja dhune në trup, Meçani thotë se ka qenë e moshuara e cila i ka treguar se është dhunuar me grushte dhe më pas është përdhunuar nga i riu.

“Ky është djali im me martesën e parë. Nëna po bën serumin tani. Më ka treguar se çfarë ndodhi. Më ka rrahur me grushte, më ka zhveshur lakuriq dhe më ka përdhunuar tha nëna. Tani çështja është në dorë të shtetit” – tha Meçani.


Lajmi kryesor:

Tronditet Divjaka/ Nipi dhunon fizikisht gjyshen 89-vjeçare! Djali i të moshuarës: Edhe e ka përdhunuar! E motra: E kishte rritur vetë, si mund t'ia bënte


E.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?