Dhunimi i një adoleshenti me shpulla dhe grushte nga disa efektivë të policisë së Tiranës ditën e djeshme te kodrat e liqenit ka sjellë reagimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit shpreh indinjatën e thellë për aktin e paprecedentë të dhunës fizike që ka shkaktuar tek i mituri dhe pasojat psikologjike dhe emocionale. KSHH shprehet se dhuna nga polici është haptazi në tejkalim të detyrë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike dhe në shkelje të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut ku thuhet se 'përdorimi i forcës nuk duhet të jetë më i madh se 'absolutisht i nevojshëm' për arritjen e qëllimeve të përcaktuara'.
Humanizmi duhet të karakterizojë komunikimin dhe sjelljen e Policisë së Shtetit në këtë periudhë, shprehet Komiteti Shqiptar i Helsinkit, pasi të gjithë duhet të mirëkuptojnë faktin se shqiptarët prej më shumë se 2 muajsh po përballen me kufizime ekstreme të lirisë së lëvizjes.
"Për shkak të pandemisë dhe kufizimeve të vendosur me akt normativ për lirinë e lëvizjes, policia e shtetit duhet të karakterizohet gjerësisht nga parimi i humanizmit. Është e kuptueshme që kjo luftë me pandeminë nuk ka qenë e lehët as për policinë e shteti e cila ndodhet në frontin e parë për përballimin e krizë, por në një kohë që shqiptarët po përballem prej më shumë se 2 muajsh me rregulla strikte, humanizmi në komunikim dhe sjellje duhet të mbizotërojë ndaj qytetarëve", shkruhet në deklaratën e KSHH.
KSHH shprehet se ngjarje të tilla janë të papranueshme, nuk duhet të përsëriten dhe se duhen marrë masa konkrete për policët e përfshirë në këtë ngjarje.
Në lidhje me ngjarjen, polici i patrullës së komisariatit nr.2 është pezulluar dhe për tre të tjerë kanë nisur hetimet nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.
Ore bejeni shetitjen tek liqeni me orar,,nga e merkure deri te dielen 8--22:00,,kurse hene e marte pushim....qe te mbjellin dhe pastrojne parkun...
PërgjigjuPse nuk ndiheshit kur vriteshin njerez ne mes te bulevardit apo kur hidheshin njerez ne ere ne gredec. Apo kur zhdukeshin njerez qe ishin kundrra Sali Berishes qe dihen boterisht te humbur.
PërgjigjuPo dhuna qe ushtroj personi fizik ndaj policis nuk quhet?! Po ketij populli mire ja bejne keta politikan se merren pse zbatoj ligjin polici dhe jo pse kundershtoi me dhun 1 person qe ka mbush moshen per te mbajt perghegjsi penale.
Përgjigju