Pas dhunës së ushtruar nga tifozët e Kamzës ndaj arbitrit Eldorian Hamiti, në ndeshjen Kamza-Laçi, ka ardhur dhe reagimi i Bashkisë së Lezhës. Ajo ka dënuar dhunën dhe ka shprehur solidaritet ndaj teknikut Hamiti, duke i i kërkuar organeve të drejtësisë që të zbatojnë ligjin.
Deklrata e plotë e Bashkisë Lezhë:
Bashkia Lezhë dënon dhunën ndaj arbitrit lezhjanë Eldorian Hamiti, një specialist i çertifikuar nga organet më të larta të botës së futbollit.
Hamiti është i njohur për arritjet dhe profesionalizimin e tij pasi është çertifikuar edhe nga FIFA, ndaj dhuna e shfaqur një ditë më parë është e dënueshme,e pa tolerueshme dhe e pa pranueshme.
Bashkia Lezhë i shpreh solidaritetin arbitrit Hamiti dhe i kërkon organve të drejtësisë të zbatojnë ligjin.
Faleminderit!
Tifozët e Kamzës sulmuan dje teknikun Hamiti pasi ai inicioi një penallti për skuadrën e Laçit në minutën e 95' të ndeshjes.Policia e Tiranës ka arrestuar Presidentin e ekipit të Kamzës Naim Qarri, dy zyrtarë të klubit, drejtorin sportiv Andi Matraxhiu e Shefin e Klubit Albert Bana dhe një tifoz.
Ndërkohë që katër persona të tjerë, tifozë të Kamzës janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit dhe personat në kërkim akuzohen sipas policisë për goditje ndaj arbitrit dhe prishje të qetësisë publike. Gjithashtu janë shoqëruar edhe 14 persona të tjerë për rastin në fjalë.
Komente

Shtazët kamziotë katnarë!
Përgjigju