TIRANË- Dritan Nano i arrestuar si organizator i dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, i intubuar prej 4 ditësh në spitalin e Traumës, është lënë në burg nga gjykata e Tiranës. Në seancën e sotme (1 qershor 2024) për vlerësimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Tiranës u la në burg edhe dhëndri i tij Dorian Alia, një nga agresorët e sulmit ndaj avokatit.
Para togave të zeza, 58-vjeçari ka mohuar që te ketë qene ai organizatori i sulmit. Sakaq sipas agresorit sulmi ka ndodhur rastësisht dhe i paorganizuar.
Edhe për 3 agresorët e tjerët që janë në kërkim nga policia, Drivaldo Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, është caktuar masa ‘arrest me burg’ në mungesë.
Prokuroria e Tiranës zbuti akuzën ndaj të dyshuarve duke rikualifikuar veprën penale nga vrasje të funksionarëve publik e mbetur në tentativë në ‘plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim dhe kundërshtim dhe goditja e gjyqtarit, kryer në bashkëpunim.
Ndërkaq gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi i dhunuar 4 ditë më parë për shkak të detyrës, vijon të jetë e njëjtë. Ai ndodhet ende në intubim në spitalin e Traumës, i stabilizuar por pa asnjë ndryshim dhe po monitorohet intensivisht nga stafi mjekësor në reanimacionin e Traumës. Ai nënshtrohet ekzaminimeve herë pas here për të parë gjendjen e tij. Nëse gjendja e avokatit do të jetë e njëjtë edhe këto 2 ditë, ditën e hënë mund të ulet doza e qetësuesve në mënyrë graduale dhe mund të shihet si do të reagojë pacienti.
Avokati u dhunua mëngjesin e 29 majit 2024 sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut. Dorian Alia 32-vjeç i cili u vetëdorëzua, ka pranuar se porositës i sulmit është Dritan Nano. I riu ka pranuar se dhuna ka ardhur si paralajmërim që avokati 45 vjeçar të tërhiqej nga padia kundër Nanos për të marrë çka i takonte në pronën e fituar me gjyq te kullat e Liqenit.
58-vjeçari Nano nuk pranonte të likuidonte avokatin sipas kontratës që kishin firmosur, pasi Mëngjesi fitoi gjyqin për pronën e një familje me 8 trashëgimtarë, aty ku sot janë ndërtuar kulla te Diga e Liqenit. Marrëveshja mes palëve (trashëgimtarëve dhe avokatit) është për të përfituar një përqindje të caktuar të pronës së fituar më gjyq, pra jo pagesë, por pjesë e pronës. Nga ana tjetër, Dritan Nano ka mohuar të jetë porositës i ngjarjes duke mos pranuar të bashkëpunojë me hetuesit, edhe pse këta të fundit janë të bindur që ai është organizatori kryesor.
Prokuroria e familjes Felaj mund ta zbuste akuzen pasi te permiresohej gjendja e avokatit, qe urojme te permiresohet. Deri ne ate moment akuza dhe alerti i policise per te kapur halabaket e tjere nuk duhet te bjere. Nese nuk behen shembull, atehere te urojme qe prokurorit ose familjareve te tij ti ndodh e njejta gje.
Përgjigju