Grupimi "Ultras Guerrils"

Dhuna ndaj fotografit në Partizani-Flamurtari, distancohen “Guerrilsat”

24 Shkurt 2019, 11:28| Përditesimi: 24 Shkurt 2019, 11:32

  • Share

Incidenti i ndodhur dje në stadiumin “Selman Stërmasi” në ndeshjen Partizani-Flamurtari mund t’i kushtojë jo pak skuadrës kryeqytetase. Përveç dënimit me gjobë, të kuqtë mund t’i humbasin tifozët në ndeshjen derbi me Tiranën e cila luhet të premten.

Për ngjarjen ku u dhunua fotografi i Flamurtarit ka reaguar së fundmi grupimi “Ultras Guerrils”, të cilët janë të pranishëm sa herë luan Partizani si në kryeqytet ashtu edhe jashtë tij.

Në rrjetet sociale ata distancohen nga gjarja dhe thonë se ajo sjellje nuk përfaqëson tifozët e kuq. Për më shumë ata theksojnë se u përpoqën të evitonin këtë incident.

Postimi i “Ultras Guerrils” në “Facebook”:

"Incidenti i ndodhur ne ndeshjen e djeshme nuk pasqyron sjelljen e pergjithshme te tifozerise se Partizanit. Shkak i ngjarjes u bene disa provokime te cilat gjithsesi nuk e justifikojne kurrsesi sjelljen pasuese nga individe te caktuar.

Akte te tilla nuk i kane hije tifozerise sone, dhe gjithmone mundohemi ti evitojme. Grupimi yne u kujdes qe ai incident te shuhej sa me shpejt edhe pse ndodhi shume larg tribunes tone, gje qe na e beri te pamundur parandalimin.

Ne si tifozeri kemi dhene shembull dhe do vazhdojme te japim shembull duke ju permbajtur kultures sone tifozerike. Nje rast sporadik nuk duhet te perdoret per te etiketuar gjithe tifozerine e Partizanit."

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?