Dhuna ndaj gazetarit Fundo/ Gjykata rrëzon policinë, dëmshpërblen autorin e dyshuar (Vendimi)

1 Shtator 2018, 18:54| Përditesimi: 1 Shtator 2018, 19:12

  • Share

U arrestua nga Policia e Shtetit si autor i dhunimit të gazetarit Elvi Fundo marsin e vitit 2017, dëmshpërblehet nga gjykata me 64 mijë lekë për burgim të padrejtë.

Report Tv një ditë më parë publikoi vendimin e prokurorisë së Tiranës që kishte pezulluar hetimet për dhunën ndaj gazetarit Fundo, ndërsa është gjykata Administrative e cila ka dëmshpërblyer të arrestuarin për këtë rast shtetasin I.Gjuzi.

Gjuzi u prangos nga policia ndërsa hetimet zbuluan se ai s’kishte lidhje me këtë ngjarje dhe u lirua pasi u mbajt në qeli për 32 ditë. Pas lirimit ai i është drejtuar Gjykatës me një padi ndaj degës së Thesarit dhe ministrisë së Financave duke fituar dëmshpërblimin për burgimin e padrejtë.

Është ky vendimi i firmosur nga gjyqtari Eriol Roshi, ndërsa ka marrë formën e prerë dhe është dërguar në Thesar për ekzekutim. Më 21 gusht, pak ditë pas dhunimit të gazetarit, Policia e Tiranës njoftoi se kishte arrestuar një nga dy dhunuesit e Fundos të filmuar nga kamerat e sigurisë.

Vendimi i gjykatës për autorin e dyshuar

Për këtë njoftim policia shpërndau dhe videon e arrestimit dhe shoqërimit të I.Gjuzit në policinë e Tiranës siç dhe shihni në këto pamje. E teksa u duk se kjo ngjarje do zbardhej, pas 18 muajve jo vetëm nuk është zbardhur ende por ka nxjerrë në pah se policia ka gabuar me arrestimin e të dyshuarit.

Prokuroria ka kërkuar burg për një person për të cilin pak muaj më pas do t’i pushonte vetë hetimet. Gjykata e la në burg 32 ditë për ta liruar më pas, dhe gjykata Administrative të gjitha këto veprime i ka gjetur të gabuara duke i dhënë të drejtë të arrestuarit dhe duke e dëmshpërblyer me 64 mijë lekë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?