Partia Demokraike ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Gjergj Zefi, ditën e djeshme në Tiranë.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së Mirela Karabina ka dënuar sulm ndaj fjalës së lirë dhe u ka bërë thirrje Policisë dhe Prokurisë për të vënë para drejtësisë sa më shpejt autorët e këtij akti të rëndë.
“Sulm ndaj fjalës së lirë! Mbrëmë ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku gazetari Gjegj Zefi është goditur pas shpine, pasi po dilte nga zyrat e punës.
Për një vend që aderon për t’ju bashkuar institucionalisht Bashkimit Europian, goditja ndaj fjalës së lirë është e papranueshme dhe dëmton imazhin e Shqipërisë.
Partia Demokratike dënon këtë sulm ndaj fjalës së lirë dhe nxit, inkurajon e mbështet Policinë e Shtetit dhe Prokurinë për të vënë para drejtësisë sa më shpejt autorët e këtij akti të rëndë.
Ngjarje të tilla janë një tjetër tregues i përkeqësimit të lirisë së mediave në Shqipëri, veçanërisht gjatë viteve të fundit.”-tha zëdhënsja e Pd-së.
Lajmi kryesor:
Stop dhunës ndaj gazetarëve! Tiranë, dhunohet administratori i 'Pamfleti' Gjergj Zefi: "Askush nuk më mposht!
M.T/ReportTv.al