Dhuna ndaj gazetarit Adriatik Doçi, në kërkim një efektiv policie, largoi me motor autorin e sulmit nga vendngjarja (EMRI+FOTO)

19 Nëntor 2022, 17:26| Përditesimi: 19 Nëntor 2022, 21:29

  • Share

TIRANË- Nga hetimet që po kryhen për dhunimin e gazetarit investigativ të Report Tv, Adriatik Doçi, Policia ka arritur të zbulojë se në këtë ngjarje është përfshirë edhe një efektiv policie pjesë e komisariatit nr.4. Polici Ermir Doda është shpallur në kërkim pasi ka ndihmuar autorin Redon Skutera që të largohet nga vendi i ngjarjes pasi sulmoi gazetarin Doçi pranë banesës së tij.

Ermir Doda, i proceduar edhe për ndërtim pa leje, ka asistuar Redon Skuterën, duke e larguar nga vendi i ngjarjes me motorr, por dyshohet se ka marrë pjesë edhe në vëzhgimin e gazetarit, i cili është ndjekur për disa ditë me radhë.

Efektivi i policisë është shpallur në kërkim për veprën penale 'përkrahje të autorit të krimit', ndërsa pritet të përjashtohet nga policia. Nga hetimet e deritanishme, rezulton se Redon Skutera, emri i parë i të cilit është Redon Pëllumbi, është një person me precedentë kriminalë dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai është arrestuar një vit më parë për plagosje me me dashje kundrejt pagesës, por nuk dihet se si i ka shpëtuar drejtësisë. Skutera, i cili dyshohet se përdoret nga grupet kriminale në Tiranë, është arrestuar edhe për lëndë narkotike.

Sipas burimeve, 32-vjeçari nga Berati kërkohet në Holandë për trafik droge. Ndërsa, efektivi Ermir Doda dyshohet se shërben si rojë edhe pranë një grupi krimal në Tiranë. Hetuesit kanë bindjen e plotë se gazetari është goditur për shkak të detyrës. Redon Skutera ka pranuar autorësinë e sulmit, madje ka nisur të sajojë disa alibi për shkakun. Gazetati Doçi ka deklaruar se nuk i njeh dhe nuk i ka dëgjuar kurrë as edhe si emra Ermir Dodën dhe Redon Skuterën.

Vetëm një ditë më parë, Policia arriti të arrestojë autorin e sulmit ndaj gazetarit Doçi. 32-vjeçari Skutera, lindur në Berat u ndalua në rrugën “Sami Frashëri”. Ai u arrestua 6 ditë pas sulmit të gazetarit Doçi dhe ndaj tij rëndon vepra për akuzën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Për dhunën ndaj gazetarit Doçi ka pasur një sërë reagimesh nga kolegët, ndërsa vetëm dy ditë më parë deputeti socialist Erion Braçe i bëri thirrje Policisë së Shtetit të zbardhë ngjarjen. Gazetari investigativ i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Adriatik Doçi është sulmuar mesditën e së dielës (13 nëntor) shumë pranë banesë së tij dhe fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore. Doçi ka takuar edhe ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim e cila i shprehu mbështetjen.

Autori Redon Skutera

 Polici Ermir Doda

Ora 18:42
Del FOTO, ja kush është polici që ndihmoi autorin e sulmit që dhunoi gazetarin Adriatik Doçi

1668879656_FOTO.jpg

Report Tv ka siguruar foton e efektivit Ermir Doda, i cili është shpallur në kërkim pasi ka ndihnuar autorin Redon Skutera që të largohet nga vendi i ngjarjes pasi sulmoi gazetarin Doçi pranë banesës së tij.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • minushe: 21/11/2022 11:52

    plot police jane te lidhur me krimin dihet tashme, sa aksione te policise njoftohen me heret?!duhet te pastrohet policia e shtetit dhe te behet e pavarur nga politika.

    Përgjigju
  • Liku: 20/11/2022 08:43

    Te largohen policet e korruptuar qofte ne polici e shtetit dhe ne policin bashkiake.

    Përgjigju
  • Alda nandi: 20/11/2022 08:26

    Jane ushtare te ilir Metes e sales keta horra,prandaj dalin nga burgu pa denim

    Përgjigju
  • Meri: 20/11/2022 00:22

    Si mund të mbajë veshur uniformën e policit nji person që ështe proceduar për nji vepër penale ?..Si zgjidhen këta polic,meren nga rruga dhe iu jepet uniforma e policit ?Policia tregon fëtyrën e vertet te shtetit,dhe ne fakt,shteti është copë-copë.

    Përgjigju
  • Gjykata & Prokurori: 19/11/2022 21:10

    Po kto kaq moter q...prokuror e gjyqtar.. Kriminele jane, e dine qe bejne vrasje e plagosje e rrafje me pagese si zyre udhetimesh kane hapur dyqane Me meny cfare deshiron klienti !!! Dhe shteti i di shume mire dhe i lejon.. Jane te gjitha palestrat me njerez te pa pune Qe vetem bejne stervitje dhe qitje dhe jetojne!!!! Si jetojne , ku i marrin leket...?! A ka oficer policie zone, a ka bashkepunore policie Apo te gjithe marrin lek dhe shohin punen e vet Nuk referojne asgje! E keni te sigurte, jane te mbushura palestrat dhe sidomos periferi Unaza re dhe skaj tjeter nga fresku, e paskuqan e kamez.. Full me vrases me pagese si parukerite jane bere Dhe askush nuk reagon Deri sa ta provoje te shpia vet!!! Beni kujdes se do ju kthehet kokes Kto lek qe po merrni ne dem te njerezve te vriten me pagese si me qene gje e gjalle ne pazar.... Mjer ky popull sa i sigurte eshte dhe sa e lire eshte jeta.. 2000 € Si me qene papaq..

    Përgjigju
  • Krimi ka emer: 19/11/2022 19:46

    Emir Doda, noi njeri i i Xhelal mZiut dhe Sali ziut

    Përgjigju
  • Beni: 19/11/2022 19:41

    Ka lindur ne Berat , por origjinen e ka nga Skrapari ! Nuk eshte e veshtire te kuptohet se kush e ka paguar.

    Përgjigju
  • Diku: 19/11/2022 18:56

    Poliici si bashpuntor i dhunes duhet te denohet me denimin maksimal qe ka ligji.

    Përgjigju
  • Abc: 19/11/2022 18:42

    Shume thjeshte, gjeni kush ka firmosur qe te vishet polic ky bashkpunetori i krimit. Merruni me te.

    Përgjigju
  • Gripi: 19/11/2022 18:03

    Policia e mbushur me horra dhe kriminele. Kush i rekruton keta bandite? Po akademia e policise vendos kritere te pastertise apo jo? Kjo situate eshte e frikshme.

    Përgjigju
    • Loni: 19/11/2022 22:33

      Policia qe duam me yje edhe me karriere te pasur ne eliminimin edhe asgjesimin e kriminilatitetit...

  • Anonim: 19/11/2022 18:01

    Keta plehra duan burgun e xhaxhit ne spac

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 19/11/2022 17:59

    Ja pra policia qe duam e tahirsajmirit,ish ministri trafikant,e xhafkës me karafil ne dore per enverin,e gjeneralLeshit dhe se fundi e çuçibuçes me rrumbullàkZDRÙMBULLAK..Ahhhhhh te lumet ne per kete organ ligjzbatues mafioz....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?