Deputetja demokrate Lindita Metaliaj ka dënuar sulmin ndaj gazetarit të Report TV, Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij, për shkak të detyrës. Metaliaj thotë se gazetari nuk preket, se dhuna është e pranueshme dhe e pa tolerueshme. Ajo kërkon nga organet ligjzbatuese që të zbardhin ngjarjen.
“Dënoj me forcë aktin e dhunës dhe goditjen për shkak të detyrës të gazetarit te Report Tv Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij .
E papranueshme dhe e pa tolerueshme dhuna e ushtruar ndaj gazetarit Hila. Lajmësi nuk preket! Fjala e lirë nuk mund të cenohet !
I uroj shërim të shpejte gazetarit Hila dhe bashkëshortes se tij. Organet ligjzbatuese të zbardhin ngjarjen.”- shkruan deputetja në Facebook.
Lajmi kryesor:
Dhuna ndaj gazetarit të Report Tv Elvis Hila, Reporterët pa Kufij dënojnë sulmin: Të tmerruar! Opozita e Avokati i Popullit: Autorët të vihen para drejtësisë
S.C/ReportTv.al