Dhuna ndaj grave/ Psikiatrja për Report Tv: Çfarë pasojash lë në aspektin psikologjik

25 Nëntor 2019, 21:11| Përditesimi: 25 Nëntor 2019, 21:17

  • Share

TIRANË- 25 nëntori shënon ditën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj femrave. Në këtë datë zhvillohet fushata 16-ditore e njohur si “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, e cila përfundon në 10 dhjetor, Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Por si ndikon dhuna në jetën e një femre, referuar aspektit psikologjik?

Psikiatria Arjana Rreli shpjegon për Report Tv se dhuna ndaj një femre lë pasoja në sistem nervor për afate kohore shumë të gjata.

“Problemet e dhunës gjithmonë çojnë në cenim të shëndetit mendor, kështu që duke qenë grua që perceptohet akoma më tepër si një gjini e dobët dhe e brishtë, kjo gjë ka ndikimin e vet dyfishtë. E para sepse ti nënshtrohesh dhunës është të nënshtrohesh bashkë me personalitetin tënd dhe të denigrohesh. Pjesa tjetër është edhe e pasojave, të cilat në sistemin nervor, dhuna fizike, lë për afate kohe shumë të gjata. Për shembull, kjo grua që për më tepër mund të jetë edhe nënë, mund të shfaqi një irritabilitete goxha të shprehur, që ndikon më pas në edukimin e fëmijëve, dhe në pasojat që lë tek brezat pasardhës”-u shpreh psikatrja

Po ashtu psikiatrja tregon se është e rëndësishme që femrat pasi të identifikojnë problemin e dhunës, duke mos e konsideruar si diçka normale, të ndërrmarin hapin e radhës, atë të denoncimit.

“Gjëja e parë është që ato ta perceptojnë veten e tyre si person i pacenueshëm, qoftë fizikisht, qoftë psikologjikisht. Sepse një qenie njerëzore ka të drejtën të jetojë me gjithë cilësinë e jetës. Pjesa tjetër është kur ato e identifikojnë këtë lloj problemi, se ka dhe nëna dhe gra që nuk e perceptojnë fare si problem por e shohin si pjesë të normalitetit dhe e pranojnë, duhet patjetër që mbas identifikimit, ta bëjnë patjetër të ditur problematikën e tyre, në të gjitha organet përkatëse”-tha Arjana Rreli

Në Shqipëri 1 në 2 gra kanë përjetuar një nga format e dhunës dhe 18% prej tyre kanë pësuar dhunë seksuale. Vetëm gjatë viti 2019 janë shënuar  17 viktima të dhunës në familje, 12 nga të cilët, vajza, gra, nëna e bashkëshorte që kanë humbur jetën si pasojë e dhunës në familje.

71% e të gjithë viktimave të trafikimit njerëzor në të gjithë botën janë gra dhe vajza, dhe 3 nga 4 prej grave dhe vajzave shfrytëzohen seksualisht.

Slogani i vitit 2019-të për Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës ndaj Grave është “Barazia gjinore ndërbreznore kundër përdhunimit.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?