Kronikë

Grushte kamerierit në Vlorë, avokati: Nuk e goditi polici, por shoku i tij! Isufi vetëm e shtyu, policia të marrë pamjet e plota

28 Korrik, 17:24| Përditesimi: 28 Korrik, 18:28

  • Share

Avokati Kujtim Cakrani, mbrojtës i policit të pezulluar tashmë, Ardian Isufi, thotë se nuk është klienti i tij personi që goditi me shpullë dhe grushte kamerierin 18-vjeçar në Vlorë për një shishe uji.

Avokati i del në mbrojtje dhe thotë se ish-shefi i rrugores në Vlorë, vetëm e ka shtyrë kamerierin, ndërsa personi që e goditi në fytyrë është shoku i tij, Leart Bimo, me të cilin efektivi u ul të pinte kafe.

“Polici ishte aty, me një shokë, konsumuan diçka, por s’është e vërtetë që polici qëlloi. Ai mund të mbajë përgjegjësi që e ka goditur shoku dhe duhet ta ndalonte. Polici e ka shtyrë dhe ka ikur, ka shkuar dhe e ka goditur ai tjetri”, thotë Kujtim Cakrani.

Pas dhunës ndaj kamerierit në sherr u përfshinë edhe pronari i hotelit dhe një gazetar lokal, të cilët po hetohen në gjendje të lirë nga policia.

Avokati Cakrani kërkon të zbardhet ngjarja që nga fillimi, dhe të merren të plota videot e kamerave të sigurisë, pasi sipas tij është hedhur baltë mbi ish-efektivin i cili ndodhet në reanimacion.

“Policia ta hetojë ngjarjen, të marrë videot të shohë si ka ndodhur ngjarja dhe të zbulojë çka ndodhur. Dënoj çdo akt dhune por ngjarja duhet zbardhur se polici s’duhet të mbajë baltën e hedhur. Kush ka dhunuar policin do mbajë përgjegjësi, edhe ai që ka goditur kamerierin do mbajë përgjegjësi”, shprehet avokati Cakrani.

Për të kanë nisur 2 hetime, ai administrativ i Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe  një hetim penal nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Ardian Isufi u pezullua nga detyra në Policinë Kufitare në Dibër nga kryepolici Ilir Proda pak pas publikimit të videos së dhunës ndaj kamerierit në një hotel në Vlorës mbrëmjen e së shtunës. Për rastin mbajti qëndrim edhe Kryeministri Edi Rama, i cili tha se  polici duhet të përjashtohet përgjithmonë nga blutë.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • joti: 28/07/2025 23:20

    Mirë thotë komentusi e zëmë që nuk e goditi polici por përse nuk ndërhyri ti ndante..

    Përgjigju
  • roi: 28/07/2025 21:52

    Ky avokat BAJGA është shumë i zoti...

    Përgjigju
  • Muli: 28/07/2025 21:11

    Mir mo e zem se nuk e goditi polici ,po perse nuk nderhyri per ta shuar sherin a ishte ky nje pononjes policie .per te shuar nje sherr kushdo futet e jo me nje punonjes i policis se shtetit por me mir te themi qe punoisit e policis jan ber si bejleret e dikurshem qe ju pret sopata ne te dy anet .me vjdn keq per kete Avukatin ne fjal po ky smarka haber nga avukatia

    Përgjigju
  • Opinioni publik: 28/07/2025 19:44

    Ngjarje qe shkundi opinionin publik nuk eshte qudi ti kaloje spakut si institucioni me i besuar ose do harrohet per tre dite , te merkuren nisin lojerat olimpike ne mos gaboj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?