TIRANË- Të gjithë avokatët në vend duke nisur nga sot deri më datë 7 qershor do të bojkotojnë të gjithë seancat gjyqësore civile e penale. Vendimi u mor dje nga Dhoma Kombëtare te Avokatisë pas sulmit barabar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi i cili është dërguar për mjekim në Athinë.
Në Tiranë, Shkodër, Korçë, Durrës e Vlorë avokatët i janë përgjigjur Dhomës së Avokatisë duke pranuar që të bojkotojnë gjyqet.
Shtyrja e gjyqeve mund të shfaqë ngërçe, por edhe probleme sa i përket afatave. Nga sot e deri të premten e 7 qershorit, avokatet marrin pjese vetem ne seancat per masat e sigurise.
Nevzat Tarelli, kryetar i Dhomës së Avokatisë, Korçë: “Rreth 200 seanca gjyqësore do të pezullohen për 3 ditë në Korçë. Kërkojmë statusin e avokatit që do të thote, nje status ligjor që ne shume vende te tjera i ështe dhenë, pra një mbrojtje e veçantë me ligj për avokatin”.
Anton Kosteri, kryetar i dhomes se avokatise Shkoder: Jane rreth 130 seanca gjyqesore qe nuk do te zhvillohen ne keto 3 dite.
Demir Çiftja, Kreu i Dhomës së Avokatisë Elbasan: Reforma në drejtësi ka dështuar.Mbyllja e gjykatave në rrethe pohoi Çiftja i ka bërë qytetarët më agresiv ndaj avokatëve.
Durim Bajramaj, kreu Dhomes se Avokatise Vlore: Avokatet i bashkohen bojkotit ndersa perhere jane ndjere te kercenuar. Ne gjykatën e Vlores pezullohen 80 seanca gjyqesore.
Në Tiranë, këtë të mërkurë u shtynë 44 seanca gjyqësore, përkatësisht 14 në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, 7 në Apelin e Posaçëm dhe 23 në Gjykatën Penale te Tiranës.
Vendimi për të bojkotuar seancat u njoftua një ditë më parë Këshilli i Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë si akt solidarizimi me avokatin Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua barbarisht nga klienti dhe gjendet në rrezik për jetën. Sipas kreut të dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia avokatët janë të denigruar dhe të pambrojtur.
“Etiketoj si shkak te dhunës edhe institucionet drejtësisë te cilat janë KLGJ dhe KLP. Këshilli i përgjithshëm shprehu indinjate për indiferentizmin e këtyre . Politika të heqë dorë nga tipizimi i avokatëve si avokatë të kriminelëve”.
28 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë votuan dje pro bojkotit të gjyqeve, ndërsa pritet që të marrin pjesë vetëm në seancat për masat e sigurimit. Vetë kryetari Maks Haxhia shpjegoi se ky vendim i avokatëve vjen pas indiferentizmit të institucioneve të drejtësisë të cilët pas dhunës ndaj Mëngjesit nuk reaguan për të dhënë mesazhe të forta se figura e mbrojtësve ligjorë duhet të respektohet. Ata kritikojnë edhe reformën në drejtësi, për të cilën thotë se ka sjellë një sërë problemesh dhe se nuk është ajo që avokatët prisnin.
Me gjithë kritikat për sistemin e drejtësisë që sipas avokatëve nuk i ka mbrojtur interesat e tyre, Maks Haxhia tha se do të vihen në sitë të gjithë avokatët me të kaluar kriminale për një vetëpastrim në radhët e tyre.
Edhe avokatët e Elbasanit i janë bashkuar bojkotit 3 ditor, pas vendimit të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë ditën e djeshme, (4 qershor) duke bërë që të shtyhen rreth 600 seanca.
Të veshur me togën e zezë, ata komunikuan vendimin në shenjë solidariteti ndaj kolegut të tyre Sokol Mëngjesi të dhunuar brutalisht më 29 maj në Tiranë.
Kreu i dhomës së avokatisë në Elbasan Demir Çiftja tha se ai dhe kolegët e tij janë ndjerë vazhdimisht të kërcënuar në punën e tyre, teksa thekoi se reforma në drejtësi ka dështuar.
“Ne si dhomë avokatie kemi protuestuar në mbështetje të vendimit që është marr dje nga këshilli kombëtar për bojkotin e seancave gjyqësore në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm të Shkallës së parë Elbasan duke përjashtuar masat e sigurimit. Ne jemi të qëndrimit si dhomë avokatie se po vërtetohet fakti se reforma ka dështuar dhe këto janë pasojat e reformës dhe faktori politik ka lënë mënjan avokatinë, prandaj ne duhet të ngrejmë zërin për të drejtat tona. Të gjithë avokatët kërcënohen nga mënyra nga më të ndryshme nga klientët e tyre dhe kjo vjen si pasojë e reformës në drejtësi. Mbyllja e gjykatave në rrethe i ka bërë qytetarët më agresiv ndaj avokatëve”, tha ai.
GJKKO dhe Gjykata e Tiranës kanë shtyrë seancat që ishin përcaktuar për ditën e sotme, duke iu bashkuar bojkotit të seancave që po bëhet në vend.
Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë në mbledhjen e së martës, 4 qershor vendosi të bojkotojë seancat gjyqësore për datat 5,6 dhe 7 qershor, duke përjashtuar seancat për masat e sigurisë.
Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion këtë të mërkurë 14 seanca ishin paracaktuar për tu zhvilluar, ku pritet shtyrja e tyre për një datë tjetër', informon gazetarja e Report Tv Ketio Banushi.
Ndërsa, në Apelin e Posaçëm janë 7 seanca, në 2 prej të cilave shqyrtohen kërkesat e të pandehurve për ndryshim apo revokim të masës së sigurisë.
Ndërkohë, në Gjykatën e Tiranës janë 23 të tilla, përfshirë seancat për masa sigurie dhe të tjerat që janë në gjykim.
Shtyrja e seancave mund të shfaqë ngërçe, por edhe probleme sa i përket afateve.
Kreu i dhomës së Avokatisë Maks Haxhia në mbledhjen e së martës shprehu qartë se avokatët të cilët do marrin pjesë në seancat gjyqësore, duke përjashtuar ato për masat e sigurisë, do cilësohet shkelje e rendë dhe do vihen në lëvizje Komiteti disiplinor, i cili do marrë masa deri në heqjen e licencës.
Vendimi për të bojkotuar seancat për 3 ditë erdhi pas dhunës barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, i cili ndonëse ka kaluar një javë nga ngjarja e rëndë, është ende në rrezik për jetën.
Edhe Dhoma e Avokatisë në Korçë i është bashkuar bojkotit të seancave.
Rreth 200 seanca gjyqësore do të pezullohen për 3 ditë, ndërsa arsyet e kësaj vendimmarrje kanë të bëjnë me solidarizimin për sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, por jo vetëm.
Gjithashtu bojkoti i seancave lidhet me të gjithë problematikën që hasin avokatët gjatë punës së tyre, sidomos gjatë periudhën e reformës së re të drejtësisë dhe hartës së re gjyqësore, e cila ka sjellë shtim dhe të veprimtarisë se avokatëve.
Dhoma e Avokatisë në Shkodër i është përgjigjur bojkotit të seancave gjyqësore për 3 ditë me radhë, sipas vendimit që mori dje 3 qershor Dhoma e Avokatisë Shqiptare, pas sulmit që iu bë avokatit Sokol Mëngjesi, mëngjesin e 29 majit.
Janë rreth 130 seanca gjyqësore që nuk do të zhvillohen në këto 3 ditë, ku përjashtim ka vetëm për masat e sigurisë.
Këtë e ka bërë me dije Anton Kosteri, kryetar i Dhomës së Avokatisë Shkodër, në një prononcim për media ditën e sotme, i cili dënoi ashpër sulmin dhe kërkoi që personat përgjegjës të vihen para drejtësisë.
“Dhoma e avokatisë Shkodër shpreh gjithë solidaritetin dhe mbështetjen institucionale, njerëzore dhe humane ndaj kolegut Sokol Mëngjesit, që ka rënë pre e një sulmi. Ne dënojmë ashpër sulmin ndaj kolegut tonë dhe i bëjmë thirrje institucioneve që të vënë para përgjegjësisë të personave përgjegjës. Ne kemi vendosur 3 ditë bojkot për të gjithë seancat gjyqësore, civile, penale dhe administrative, me përjashtim të atyre për caktimin e masës së sigurimit. Do respektohet vendimi i Dhomës së Avokatisë shqiptare. Në Dhomën e Avokatisë në Shkodër, janë rreth 50 ose 60 seanca në ditë që do të shtyhen tashmë”, tha ai.
Sa i përket raste të kërcënimeve ndaj gjyqtarëve, Kosteri tha se në Dhomën e Avokatisë Shkodër nuk ka pasur raste të tilla.
“Tek Dhoma e Avokatisë Shkodër nuk kemi pasur raste që të jetë cenuar integriteti i tij profesional ose të jetë kërcënuar për shkak të detyrës. Sulmi dhe dhuna nuk mund të zgjidhin problemet”, tha ai.