Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit/ Arbër Hoxha: Avokatët të merren në mbrojtje! Eksperti: Të krijohet një xhandarmëri kombëtare

30 Maj, 14:54| Përditesimi: 30 Maj, 16:45

  • Share

Goditja me leva dhe dorezë hekuri e avokatit Sokol Mëngjesi ditën e djeshme në zonën e ish-bllokut në Tiranë, ka ngritur alarmin për mbrojtjen e avokatëve dhe sigurinë e zyrtarëve apo funksionarëve publikë.

Në ‘Përballje’, avokatët Joni Leka dhe Arbër Hoxha, së bashku me ekspertin Fatjon Softa diskutuan mbi shkaqet dhe pasojat e goditjes së avokat Mëngjesit në mes të bllokut. Avokat Hoxha shprehet për Rovena Nezirin se avokatët në vend përballen me njerëz të rrezikshëm, por ky rast është i rëndë pasi rrezikohet jeta e një personi publik.

'Ngjarje e trishtë dhe këmbanë alarmi, sa të cënueshëm dhe vulnerabël janë avokatët ndryshe nga gjyqtarët dhe prokurorët. Nuk gëzojnë mbrojtjen që duhej të gëzonin. Është goditur ditën për diell, në zemër të Tiranës në një institucion publik si kopshti. Mesazhi ka qenë i qartë. Shpresoj në përmirësimin e gjendjes shëndetësore të kolegut tonë. Kjo nuk është një rast i parë, një avokati tjetër ka humbur jetën, i ndjeri Ravik Gurra. Sa pak të mbrojtur avokatët, janë në përballje me njerëz të rrezikshëm. Jo vetëm rasti i zotit Mëngjesi. Që i kishte dhe miq, duke i dhënë nga koha e tij. ai duhej paguar qoftë në para apo natyrë për shërbimin. Është çështje ligji. Besoj se goditja për shkak të detyrës si vepër penale është shumë e pakët, pasi zoti Mëngjesi rrezikon jetën.', thotë avokat Hoxha.

Sakaq, avokat Leka thekson se avokatët duhen mbrojtur nga strukturat shtetërore sikundër mbrohen gjyqtarët dhe prokurorët.

'Ndër avokatët më të njohur goditet në zonat më të populluara dhe të survejuara. Për mua është një vrasje në tentativë, atentat ndaj sistemit të drejtësisë dhe shtetit. I është shkaktuar gjendje e rëndë. Mbrojtja e avokatëve duhet të jetë në fokusin e strukturave. Duhet të kenë një mbrojtje specifike dhe jo të lënë pas dore. Kur goditen zyrtarët e sistemit të drejtësisë, i bie që edhe qytetarëve të ndihen të frikësuar dhe të mos e çojnë kauzën e tyre deri në fund. Di rastin e një avokati që ishte kërcënuar dhe u mor në mbrojtje nga struktura e posaçme. Ky e kishte refuzuar por këta e mbajtën në vëzhgim dhe ruajtje për 6 muaj. Pas 6 muaj kur nuk kishte problematika dhe është ndërprerë mbrojtja', u shpreh avokat Leka.

Hoxha shton se Mëngjesi ka qenë në dijeni të kësaj problematike dhe kërcënimeve ndaj tij por nuk ka bërë kallëzim në polici dhe nuk ka kërkuar mbrojtje.

'Vetë personalisht kam qenë në mbrojtje në disa shtetasve të huaj iranian dhe jam larguar nga mbrojtja e tyre. Zyra ime ka qenë në mbrojte specifike për 8 muaj për shkak edhe të kërcënimeve të mundshme. Nuk isha i kërcënuar personalisht por organet ligjzbatuese menduan se duhet mbajtur në mbrojtje. Kur duan të mbajnë një mbrojtje të caktuar, patjetër që munden. Në rastin konkret nuk e kërkova vetë. Ishte Shërbimi Informativ. Por nëse do e kërkoja besoj se do e ofronin. Kur ka rreziqe të caktuar nga klientë të caktuar apo kundërshtar të klientëve apo rrezik real patjetër që avokatët mund të merren në mbrojtje. Zoti mëngjesi ishte në dijeni të një problematike të caktuar por mesa duket e ka neglizhuar dhe kjo mesa duket i ka kushtuar. Nuk i vë faj zotit Mëngjes, por nuk ka bërë kallëzim', shton Hoxha.

Eksperti Fatjon Softa nënvizon se agresorët e kanë planifikuar ngjarjen më parë dhe tani mbetet të shihen komunikimet telefonike nëse ka patur kërcënime në telefonin e Mëngjesit.

'Planifikimi ka qenë me paramendim. Nuk ka qenë një konflikt i momentit. Për ta goditur atë fizikisht. Dyshohet se mund të ketë doreza. Ka goditje me këpucë pasi ka rënë, që tregon se edhe mund ta eliminonin. Nuk e dimë nëse do jetë në gjendje të dëshmojë më pas. Pavarësisht se motivet e ngjarjes janë të qarta. Fakti që çështja ka ndjekur rrugën ligjore, duke fituar të dy shkallët, për të marrë pjesën e fituar të punë së tij. nëse ka pasur kërcënime, besoj se të gjithë avokatët kanë kërcënime. Është punë  vështirë. Nëse do kishim denoncim në komisariat, do kishim dhe reagim institucional për mbrojtje. Tani mbetet në hetim dhe nëse ka patur përmes komunikimeve telefonike gjurmë të kërcënimeve', nënvizon Softa.

Leka vijon më tej se atentate të tilla ndaj sistemit të drejtësisë duhen marrë në konsideratë, por edhe kapaciteti i policisë nuk mjafton të mbrojë gjithë avokatët.

'Ka kërcënime pa fund si direk si me telefonata. Janë raste të përditshme, pavarësisht nëse avokatët i denoncojnë apo jo. Por edhe kapaciteti i policisë nuk është që të marri në mbrojtje të gjithë avokatët. Ky është një atentat ndaj sistemit të drejtësisë', thekson Leka.

Hoxha vijon më tej se ka disa filtra në çështjet që marrin përsipër avokatët.

'Personalisht nuk jam ndjerë kurrë i kërcënuar apo rrezikuar. Jo domosdoshmërisht eksperienca ime përfaqëson atë që kanë të gjithë avokatët. Në çështjet civile presioni nga pala kundërshtare është i dukshëm, në çështjet penale jo të gjithë klientët mund t’i përfaqësosh. Këto filtra na mundësojnë një lloj qetësie mendore', vijoi më tej Hoxha.

Softa hedh idenë se nëse në raste të tilla nuk i mbulon policia për të mbrojtur avokatët, atëherë të krijohet një xhandarmëri, si në vende të tjera.

'Kamerat që tregojnë nga brenda janë me rezolucion të dobët. Imagjinoni në kushtet e motit të rëndua apo errësirë. Kamerat në këtë moment e kanë ndihmuar shumë strukturën policore, por edhe mbledhja e dëshmitarëve të mundshëm. Është zona më me densitet të kamerave. Në këtë zonë të bllokut është zona ku ndodhin më shumë ngjarje. Zona e bllokut ka më shumë intensitet dhe është përqëndruar aktivitet i paligjshëm, trafiku i narkotikëve dhe pastrim i parave. Grupet i kanë përdorur këto zona, që është me shkallë të lartë rreziku.

Ata janë persona që njihen. E dinë shumë mirë ku banon, frekuencën e lëvizjen. Kanë gjetur këtë moment. Duke menduar që niveli i kamerave ka qenë më i vogël. Kanë zgjedhur veshje të zeza. Nëse nuk mbulohet nga struktura e policisë së shtetit le të krijohet xhandarmëria. Në Itali seksione që nuk i mbulon dot policia i ka xhandarmëria', shprehet eksperti.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 31/05/2024 04:56

    Po mor po Te merren ne mbrojtje dhe mbrojtesit te paguhen nga taksat tona Avukatet rjepin klientat dhe ne duhet ti ruajm hajde mendje hajde Ne europ avukati ka nje terif te caktuar dhe kete e merr kur fiton gjyqin Ne rast humbjeje smerr nje mut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?