Pas rastit të dhunimit të nënës së dëshmorit kosovar Taulant Nura në azilin në Pejë, një tjetër denoncim vjen ndaj kësaj qendre.
Tomor Hasani, një qytetar nga Kosova thotë se ai ka dërguar një ankesë lidhur me rastin në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, por nuk ka marrë përgjigje. Ai tha se bëhet fjalë për hallën e babait të tij. Hasani thotë për mediat kosovare se i është bërë presion edhe nga pronari i Qendrës “Orenda”, Anton Rasaj, që ta tërheq ankesën nga ministria .
Hasani tha se e afërmja e tij nuk është keqtrajtuar fizik, por është ankuar se infermieret nuk kujdesen mirë për të gjatë natës.
“Fatkeqësisht pas ankesës time nuk është marrë asnjë masë nga institucioni në fjalë. Përkundrazi fëmijëve të familjares time që është e vendosur aty, u është bërë presion nga pronari i kësaj qendre Anton Rasaj, që të më bindin ta tërheq këtë ankesë”, ka thënë Hasani për mediat kosovare.
Lajmi kryesor:
Çnjerëzore në Pejë/ Infermierja dhunon nënën e dëshmorit në azil, arrestohet bashkë me kolegen që e filmoi! Zbardhet dëshmia: U vetëmbrojta, më sulmoi e para (VIDEO)
S.C/ReportTv.al