Ministrja Balluku e cilësoi rastin e dhunës në Elbasan mes militantëve të PD dhe PS Ditën e Verës, si një rast të izoluar dhe se nuk shikon asnjë arsye që fushata elektorale do të vijojë me tensione. Balluku theksoi se tensionimet nuk janë në interes të askujt pasi Shqipëria ka statusin kandidat dhe se organizatat ndërkombëtare do të testojnë pjekurinë politike të vendit gjatë fushatës dhe zgjedhjeve.
"Ato janë akte të izoluara dhe nuk është mirë të ketë tension dhe as arsye. Shqipëria tashmë me statusin e kandidatit do të gjykohet dhe vlerësohet nga institucionet ndërkombëtare për sa i përket pjekurisë që do të tregojë në fushatë dhe zgjedhjet e 25 prillit dhe nuk është në interes të askujt që të krijojë tensione dhe të krijojë një tjetër imazh për vendin", tha Balluku.
Lajmi kryesor: