Dhuna në familje, Avokatja për Report Tv: Shërbimi social nuk funksionon! Dhuna duhet denoncuar, viktimat e saj të përkrahen

16 Maj, 16:25| Përditesimi: 16 Maj, 16:40

  • Share

Dhuna në familje mbetet ende një fenomen që duhet luftuar fort në shoqërinë shqiptare

Në studion e emisionit “Përballje në Report Tv, avokatja Margarita Kola foli për nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit, pasi duhet kuptuar se dhuna nuk është vetëm fizike.

“Kemi dëgjuar shumë kronikë të zezë këtë javë dhe dinamika e krimit ka qenë rrënqethëse. Bashkëshortja e Aleks Markut, tha nuk jam dhunuar dhe pastaj kam frikë nga burri. Pse ka frikë kur nuk është dhunuar nga ai? Viktimat e dhunës, sidomos gratë, nuk e kuptojë që edhe dhuna psikologjike mbetet dhunë, sepse ato mendojnë se dhunë, është vetëm dhuna fizike, por jo.

Duhet të kuptojmë se çfarë duhet të bëjmë që të adresojmë këto raste, që të ulet intensiteti i këtyre sepse nuk janë raste normale”, tha ajo.

Avokatja foli dhe për forcimin e masave të tjera politico sociale të cilat do të nxisin për të parandaluar rastet e dhunës

“Në Kanada, të bie telefoni nga punonjësi social, që të pyet a keni ndonjë problem në familje. A e bën ndonjëherë punonjësi jonë social këtë gjë? Këtu tek ne është çështja e sistemit. Por, për ca i kemi ne këtu shërbimet sociale në bashki? Ne jemi në terren dhe i shohim gratë e dhunuara, të cilat nuk futen dot as në sallën e gjyqit. Këtu ka policë që i thonë qytetarëve që nuk dua ta përcjell në prokurori rastin. Por, nuk është polici ai që vendos këtë. Polici ka për detyrë që ta çoj në prokurori, pastaj është kjo e fundit që vendos”, tha ajo.

Nga ana tjetër, pedagogia Nora Malaj vuri theksin tek edukimi

 “Duket se këto lajme, tashmë janë bërë një normalitet. Në këtë familje arma mbahej në shtëpi dhe që këtu fillon problemi, sepse ajo ndalohet me ligj. Nuk është vetëm policia ajo që të mbron dhe të ruan, por edhe shoqëria, shkolla, sepse kur shkon deri tek policia krimi është realizuar në një formë apo në një tjetër”, tha Malaj.

Ndërsa psikologia, Manolita Hida ngriti zërin për të mbështetur gratë dhe vajzat që bëhen viktima të dhunës.

“Shohim gra që bëjnë tentativë për të tërhequr denoncimet për dhunën në familje. Dhuna është edhe psikologjike, izolimi apo nëpërmjet përndjekjes. Gratë duhen mbështetur. Bëj një apel edhe ndaj familjeve, sepse duhet që ta mbështesin vajzën e tyre, kur shohin që është e dhunuar”, tha ajo.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?