Reagimi i K.F Skënderbeu

Sport

Dhuna në Fushë- Krujë, reagon klubi i Skënderbeut: Do të rishikojmë vazhdimin e garës deri në fund

2 Shkurt 2019, 19:48| Përditesimi: 2 Shkurt 2019, 21:31

  • Share

Klubi i Futbollit të Skënderbeut ka reaguar pas dhunës për të cilën është përfolur se ka ndodhur në ambientet e jashtme të stadiumit "Redi Maloku" në Fushë- Krujë.

Korçarët pretendojnë se incidenti ishte i mirëorganizuar paraprakisht dhe kërkojnë hetim dhe zbardhje të plotë të ngjarjes nga organet kompetente ose në rast të kundërt do të rishikojnë vazhdimësinë e tyre për pjesëmarrjen në kampionatin shqiptar. Gjithashtu klubi juglindor ka denoncuar dhe mungesën e forcave të policisë apo policisë private. 

Reagimi zyrtar i K.F Skënderbeu pas ndeshjes me Kastriotin

"- Reagim Zyrtar ! 

Duke marrë shkas nga ngjarjet e pragndeshjes së sotme, KF Skënderbeu dënon fuqishëm aktet e ndodhura në Fushë-Krujë dhe vendosjen para drejtësisë të personave përgjegjës.

Kemi vënë në dijeni sot të gjithë opinionin futbolldashës me reagimin e përpara fillimit të takimit, ku janë goditur qysh në hyrje tre lojtarë të Skënderbeut. E themi me bindje se ky vandalizëm ndaj nesh ka qenë i mirëogranizuar deri në detaje, aq më tepër në hyrje të stadiumit kur njerëz të paautorizuar janë vërsulur ndaj lojtarëve tanë duke përfituar edhe nga kushtet e papërshtatshme që ka stadiumi ku u luajt edhe ndeshja por edhe nga mungesa e forcave policore apo sigurisë private.

Sigurisht që kjo ngjarje ndikoi edhe në mbarëvajtjen e ndeshjes, por me këtë nuk duam të justifikojmë aspak humbjen që pësuam në këtë takim të javës së 20-të. 

Kërkojmë nga Federata Shqiptare e Futbollit sa më parë që të merren masa për incidentin e ndodhur sot në Fushë Krujë dhe parandalimin e këtyre fenomeneve në vijim të sezonit për një mbarëvajtje sa më të mirë të garës.

KF Skënderbeu kërkon me ngulm nga organet kompetente nisjen e hetimeve, zbardhjen e plotë të çështjes dhe evidentimin e autorëve të këtij incidenti të mirëorganizuar paraprakisht, ndryshe Klubi i Futbollit “Skënderbeu” do të rishikojë vazhdimin e garës deri në fund. 

Edhe njëherë nuk duam të justifikojmë humbjen, por atë që pa me sytë e vet sot ekipi në takimin ndaj Kastriotit vetëm për futboll nuk mund të flitet më pas.

Në pritje të reagimit të organeve kompetente.

Me respekt,
Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’"

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?