Dhuna ne ndeshjen Football Republic-Teuta

Sport

Dhuna në fushën e blertë, FSHF: Dënohet Football Republic, humb ndeshjen në tavolinë me Teutën dhe i zbriten 20 pikë  

2 Prill 2021, 17:27| Përditesimi: 2 Prill 2021, 17:37

  • Share

Federata Shqiptare e Futbollit pas dënimit të dhunës së ndodhur në ndeshjen Football Republic-Teuta, ka vendosur së ekipi Football Republic të dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë 3-0, zbritjen e 20 pikëve të ekipit si dhe luajtjen e ndeshjeve në vazhdim në fushë asnjanëse.

Po si lindi dhuna në fushën e lojës? Më 31 mars në ndeshjen Football Republic-Teuta, e vlefshme për Grupin B të Kategorisë Superiore U-19,  një penallti e dyshimtë e shndërruar në gol nga futbollistët e Fotball Republic solli dhunë dhe përplasje fizike në fushën e blertë. Për rrjedhojë sulmuesi i Fotball Republic ka provokuar portierin e Teutës dhe kaq ka mjaftuar për të shpërthyer një sherr masiv.

Në këtë incident janë përfshirë edhe prindërit e futbollistëve, të cilët nuk duhet të ishin në tribunë për shkak të rregullave të COVID. Për të shuar sherrin është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë, por edhe e një pjese të stafeve të ekipeve. Kjo dhunë është dënuar ashër edhe nga FSH, ndërsa sot vendosi edhe dënimin e Football Republic.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?