Foto ilustruese

Dhuna në internet, raporti: Në Shqipëri, 93 incidente për ngacmime dhe dhunë seksuale ndaj fëmijëve gjatë 2021! Vajzat viktimat kryesore

8 Shkurt 2022, 19:29| Përditesimi: 8 Shkurt 2022, 19:33

  • Share

93 incidente të regjistruara për ngacmime dhe dhunë seksuale përmes internetit ndaj fëmijëve janë raportuar në Shqipëri gjatë vitit 2021. Të dhënat u bënë me dije nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Platforma Isigurt.al, në ditën Ndërkombëtare për Internet të Sigurt.

46 nga 93 incidentet e raportuara i përkasin Tiranës dhe pjesa tjetër Elbasanit, Fierit, Durrësit, Vlorës, Peqinit dhe qyteteve të tjera.

“64 % e incidenteve janë raportuar nga djem/burra dhe vetëm 32 për qind nga vajzat/gratë. 4 % nuk e kanë deklaruar seksin/gjininë e tyre”, thuhet në raport.

Po ashtu edhe numri i faqeve të internetit, që u raportuan për materiale me përmbajtje të dhunës seksuale me fëmijët, u trefishua gjatë vitit 2021.

“Mbi 2800 faqe me përmbajtje të dhunës seksuale me fëmijë u raportuan pranë Linjës Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri”, shkruhet në raport.

Mosha më e prekur e fëmijëve dhe adoleshentëve nga incidentet në internet është grup-mosha 15-17 vjeç, e cila përbën rreth 47% të të gjithë incidenteve të raportuara.

Tirana është qyteti kryesor nga ku janë raportuar të dhënat me thuajse 50% të incidenteve, ndjekur nga Elbasani, Fieri, Durrësi, Peqini dhe Vlora.

Në raport shkruhet po ashtu se Instagrami paraqitet si platforma më me shumë incidente të raportuara ndaj fëmijëve dhe të rinjve, e ndjekur më pas nga Youtube dhe Facebook.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?