Dhuna në Kopsht, PD: Të thellohen hetimet deri te policët

10 Nëntor 2023, 15:12| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 15:44

  • Share

Partia Demokratike i bëri thirrje prokurorisë së Tiranës të bëjë hetim të thellë për të gjetur zinxhirin përgjegjës që lejuan një kopsht në mes të Tiranës të ushtronte veprimtarinë pa licencë.

Sipas deputetes Eralda Bano hetimi duhet të arrijë deri te Policia që sipas saj u bë palë me dhunuesit e vajzës 3-vjeçare.

"Duhet dhënë përgjigje sesi ka mundësi të ndodhë që në qendër të Tiranës të lulëzojë një kopsht pa licencë? Si ka mundësi që i shpëtoi gjithë zinxhirit shtetëror, Inspektoratit shëndetësor, tatim-taksave, AKU? Nga të dhënat që zotëroj, pronarët e kopshtit kanë lidhje të drejtpërdrejtë me policinë e shtetit, duke pasur shpatullat e ngrohta. I bëj thirrje prokurorisë që të thellojë hetimet dhe t’i shkojë deri në fund kësaj rrjete kriminale që ka zënë policinë tonë. 

Si ka mundësi që Drejtoresha e një institucioni të mbulojë punonjëset e veta për dhunë të përsëritur dhe të mos marrë asnjë masë ndaj këtyre njerëzve që duhet të dëbohen për jetë nga kontakti me institucione që kanë të bëjnë me fëmijët? Si ka mundësi që Ministria e Arsimit nuk ka pasur dijeni që ky kopsht ka qenë pa leje?' 
tha Bano.


Lajmi kryesor:

Dhuna te kopshti ‘Stinët’, edukatorja: S’e preka vajzën, 3-vjeçarja dëmtoi vetë këmbën tek hapësirat e krevatit


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?