Dhuna në Oborrin Mbretëror, Leka dhe Elia Zaharia 6 muaj urdhërmbrojtje ndaj njëri-tjetrit! Princi takon vajzën në prani të dados

27 Mars, 14:22| Përditesimi: 27 Mars, 16:52

  • Share

TIRANË- Gjykata Civile e Tiranës ka konfirmuar urdhërmbrojtjen për Princ Lekën dhe Elia Zaharisë, pas dhunës në Oborrin Mbretëror.

Në seancë u paraqitën vetëm avokatët e dy palëve, të cilët paraqitën dhe akt ekspertizat për dhunën e pretenduar. Të dy, si Princ Leka si Elia Zaharia, me vendim të gjyqtarit Artan Hajredinaj janë pajisur me urdhër mbrojtje ndaj njeri-tjetrit për një afat kohe 6 muaj dhe distanca që duhet të mbajnë nga njeri-tjetri është 5 metra.

Në Pallatin Mbretëror Eli Zaharia do vijojë të qëndrojë me vajzën e saj, ndërsa Princi do e shohë të bijën në prani të dados.

Seanca e sotme e orës 13:00 u zhvillua në vijimësi të seancës së 21 marsit, e cila u shty për mosparaqitje nga mbrojtja e Zaharisë të akt ekspertizës që vërtetonte shenja dhune ndaj saj.

Princ Leka është i pajisur me urdhërmbrojtje për 1 vit me distancë 100 metra ndaj ish-vjehrrit të tij Gjergj Zaharia, ndërsa ky i fundit nuk duhet të jetojë në pallat.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?