Foto nga episodi i dhunës në familjen mbretërore

Dhuna në Oborrin Mbretëror/ Prokuroria kërkon shpalljen fajtor të Princ Lekës, Elia Zaharisë e të atin e saj! Dënimi i të treve kërkon t'i konvertohet në 'shërbim prove'

13 Nëntor, 15:41| Përditesimi: 13 Nëntor, 18:34

  • Share

TIRANË- Prokuroria e Tiranës përfundon shqyrtimin e episodit të dhunës në Oborrin Mbretëror dhe kërkon që të shpallen fajtor Princ Lekës, ish-bashkëshortes Elia Zaharia dhe babait të saj Gjergj Zaharia.

Mësohet se organi i akuzës kërkon 15 muaj burg për Leka Zogun. Duke aplikuar nenin 59 të Kodit të Procedurës Penale ky dënim të pezullohet në 20 muaj shërbim prove. Gjithashtu Prokuroria kërkon 8 muaj shërbim prove për Elia Zaharinë dhe 16 muaj shërbim prove për babanë e saj Gjergj Zaharia. Dënimin më të lartë e ka Princ Leka, i cili sipas prokurorisë akuzohet për dy episode dhune një ndaj Elias dhe një ndaj babait të saj.

Të tre personat, të cilët akuzohen për “dhunë në familje”, u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Seanca për shpalljen është në 13 dhjetor ku vendimi do jepet nga gjyqtarja Migena Laska.

Episodi i dhunës në familjen mbretërore u bë publik përmes një video në rrjet dhe gjithçka ndodhi brenda Pallatit Mbretëror në rrugën "Murat Toptani" pasditen e 5 marsit 2024. Ndërkohë, më 25 prill Gjykata e Tiranës vendosi zgjidhjen e kurorës martesore mes Princ Lekës dhe aktores së njohur. Leka Zogu ka pranuar nga ana e tij, që vajza 3-vjeçare të lihet nën kujdesin e nënës, Elia, për t’u përgjigjur për kujdesin dhe edukimin e saj.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Marketing analizum: 13/11/2024 16:34

    Nese do kemi edhe arrestimin e Princit nga regjimi tregon qe ne media mderkombetare do jete lajmii i dites , nje marketing modern i shqiperise aq sa kohet e fundit flitet per Shqipërine si te ishte nje superfuqi, kudo ne mediat boterore del Shqipëria me lajme dhe me marketing ! Ne fakt nuk ka marketing te mire apo keq ka vetem marketing apo PR! Edhe Kete e degjuam !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?