Dhuna në PD, Koduzi: Ish kryeministri dëmton partinë për inat të SHBA! Mandija: Provokimet erdhën nga u brenda selisë! Karaj: Fajin e ka Berisha, favorizoi Bashën

14 Janar 2022, 22:21| Përditesimi: 14 Janar 2022, 22:56

  • Share

Dhuna e ushtruar në selinë e PD më 8 janar ka qenë teme debati në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv, ku mbështetës të Bashës dh Berishës i hidhni fajin njëri tjetrit se kush dhunoi godinën.

Anëtari i kryesisë  së PD, Gazmend Koduzi hodhi akuza të forta ndaj Berishës duke thënë se ai kërkonte dhunë dhe viktima dhe se nuk i intereson PD por e dëmton atë vetëm për inat të SHBA që e shpalli "non grata".

"Akzuat se provokuam ne janë qesharake, të shkatërrosh shtëpinë tënde politike se dikush hapi perden apo gjeti një derë të mbyllur. Arsyeja e dhunës të krijuar atë ditë është retorika e Berishës që ka nisur që më 10 shtator deri atë ditë. Berisha e quan revolucion dhe revolucioni ka dhunë dhe viktima, që fatmirësisht nuk u shënuan. Berisha nuk do selinë, por do të dëmtojë PD për inat të SHBA që e shpalli 'non grata'. Escobar e tha qartë se Amerika e ka mbyllur çështjen me Berishën", tha Koduzi.

Nga ana tjetër mbështetësja e Berishës, Ledin Mandija tha se protesta ishte e qetë dhe në të kishte persona të nderuar, por që provokimet erdhën nga brenda selisë.

"Provokimet ishin nga brenda. Aty kishte persona të respektuar, nuk ishin aspak të dhunshëm. Provokimi ishin dyert e blinduara, hapja e perdeve nga pas dritareve, mbledhja që zhvillohej ën një kohë që demokratët ishin të revoltuar etj. Provokimi ka ardhur nga njerëz të armatosur dhe me maska", tha Mandija.

E gjithë përplasja Berisha-Basha, analisti Leonard Karaja ia vuri fajin Berishës pasi për gjithë këto vit favorizoi Bashën dhe u tregua i padrejtë me kontribuuesit e tjerë në parti.

"Berisha nuk ka qenë i drejtë me të gjithë ata që kanë kontribuar në PD, por i ka dhënë mbështetje më shumë Bashës. Berisha ka 1000 të zeza, por Basha a ka ndonjë gabim?", tha Karaj.

Ndërsa anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Besart Logu tha se ndërkombëtarët nuk shohin asnjë të ardhme te Berisha dhe jo u pa në Kuvendin e 11 dhjetorit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?