Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu i ka cilësuar protestat e dhunshme në Tiranë korrekte dhe në masën e duhur të reagimit të të rinjve. Spahiu tha se ishte vetë i pranishëm në disa nga protestat, pamjet e tij kanë dalë dhe me foto në media, ndërsa shtoi se kjo nxitje e dhunës u bë me skenar dhe në mënyrë të qëllimshme nga policia, në mënyrë që protesta të mos ishte me paqësore e nisur nga të rinj që nuk kishin lidhje me politikën.
"Natën e parë të protestës deri kur nuk kishte prezencë të policisë, protesta ishte e qetë dhe shumica e të rinjve aty ishte apolitikë. Kur fillon strategjia policeske për t'i shpërndarë dhe situata agravoi dhe ndryshoi. Unë nuk jam organizatori dhe as nuk jam pjesë e gjuajtjes me gurë dhe thyerjes së xhamave, por duhet thënë se këto janë gjëra normale dhe ndodhin kudo në botë. Por protestat kanë gjënë korrekte dhe në masën e duhur të reagimit të të rinjve. Sjellja e policisë ishte e skenarizuar dhe mënyra e sjelljes në natën e parë ishte në mënyrë që të acarohej dhe protesta të mos ishte më paqësore. Unë e kam quajtur skenar mënyrën e sjelljes së policisë dhe të qëllimshme", tha Spahiu
5 protestat e para në Tiranë degjeneruan në dhunë ndaj policisë dhe institucioneve në vend, ndërsa u shkatërruan dhe dogjën sinjalistika rrugore, kosha mbeturinash e u dëmtuan shumë objekte të tjera e biznese private nga protestues, që shumica ishin të mitur.
Po çi merni kto lloi plerash nëpër sdudio kta jan njerëz të diskritituar e të mbaruar. Nuk vazhdohet politika me qen bastardsi salmuti e ilir me bllok në dor kta jan karta të djeguara e si bëjn derman as dreqit.
Përgjigju