Protestuesit te Ministria e Brendshme

Kronikë

Dhuna e opozitës te zyra e Xhafajt, procedohen në gjendje të lirë 31 protestues të PD

27 Maj 2018, 10:32| Përditesimi: 27 Maj 2018, 14:17

  • Share

Policia e shtetit identifikon protestuesit e dhunshëm të protestës së një dite më parë dhe i procedon ata në gjëndje të lirë. 

Nga analizimi i pamjeve filmike ka rezultuar se një grup prej 31 personash kanë krijuar tension dhe kanë goditur efektivët e policisë me rrjetë hekuri, gurë dhe shkopinj tek Ministria e Brendshme dhe përballë Kryeministrisë.

Sipas bluve ata janë proceduar për kundërshtim të punonjësve të policisë, shkelje të lejes për protest si dhe goditje për shkak të detyrës. Nga incidentet e djeshme në protestën e opozitë mbetën të lënduar 11 efektiv policie dhe tre qytetarë që pas ndihmës mjeksore janë jashtë rrezikut për jetën.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?