Dhuna në SHBA/ Trump: Do vendosim rendin me çdo kusht

2 Shtator 2020, 11:07| Përditesimi: 2 Shtator 2020, 13:16

  • Share

Presidentit amerikan Donald Trump, nga qyteti i Kenshos, deklaron se ka ardhur koha për të vënë rregullin në qytetin, i cili prej 23 gushtit ska gjetur qetësi. Presidenti akuzoi protestuesit për dhunë dhe vandalizën dhe theksoi edhe njëherë se rregulli do të rivihej në vend, me çdo kusht.

"Duhet të jesh i vendosur, i fortë, dhe i gatshëm të mobilizosh njerëzit" ; kështu është shprehur presidenti amerikan Donald Trump gjatë vizitës së tij, në Kenosha në Uiskonsin, qyteti i cili nuk ka gjetur qetësi prej disa ditësh për shkak të protestave që shpërthyen pasi një polic i bardhë qëlloi afro-amerikanin Jacob Blake, në përpjekje për ta arrestuar atë.  

Më vonë, në një diskutim me zyrtarët e ligjit, Trump tha se ata po përballen me anarkistë, plaçkitës dhe protestues të dhunshëm, prandaj është e nevojshme të merren masa emergjente.

Duke kritikuar demokratët ai tha se duhet tu japin mbështetje të madhe forcave të zbatimit të ligjit, pasi sipas tij dhuna e ditëve te fundit nuk është shenjë e protestave paqësore, por e terrorit të brendshëm.  

Presidenti Trump vizitoi Kenoshën kundër dëshirës së kryebashkiakut të qytetit dhe guvernatorit të shtetit të Uiskonsinit, Tony Evers, i cili tha se ajo ishte shumë e shpejt pasi policia ende po vazhdonte hetimet në lidhje me sulmin e kryer ndaj Jacob Blake më 23 gusht.

Udhëtimi i Presidentit Trump në Uiskonsin vjen ndërsa ai dhe ish-zëvendës presidentin Biden, kundërshtari i tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, shkëmbyen akuza në lidhje me sigurinë dhe kërcënimet për jetën në Amerikën e udhëhequr nga kundërshtari.

“Duhet vendosur rendi,"-tha presidenti Trump, teksa foli disa orë pasi Joe Biden tha se presidenti "nuk mund ta ndalojë dhunën, sepse për vite me radhë, ai e ka nxitur atë".

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?