Dhuna online ndaj vajzave/ Psikologia në 'Përballje': Mos jepni informacione personale! Kujdes kush fshihet pas atij ekrani

6 Qershor, 16:51| Përditesimi: 6 Qershor, 17:00

  • Share

41% e grave sipas një raport të publikuar së fundmi janë subjekt i një lloj dhune online, teksa 37% e të dhunuarave e zgjidhin vetë dhe nuk e denoncojnë dhunën.

Këto shifra alarmante që tregojnë një dhunë të theksuar në vendin tonë ndaj vajzave dhe grave në mediat online u diskutua në ‘Përballje’ në Report Tv. Eksperti i IT-së Butrint Xhemajli u shpreh për Rovena Nezirin, se është një gjë pozitive fakti që së fundmi po luftohet dhuna dhe bullizmi online.

'Është një nisëm shumë e mirë që të luftohet bullizmi digjital apo zhvatja digjitale. Ka përmasa më të gjëra. Dhuna online përfshin çdo formë të ngacmimit me anë të teknologjisë. Më e famshme është edhe shantazhi online. Ka evoluar me anë të teknologjisë. Nga pandemia janë rritur shumë numrat. Tejkalohen mbi 76 mijë njerëz të dy gjinive që kanë qenë viktimë.

Numri i grave është më i madh si target, në Shqipëri ka dhe influencer të caktuar që janë aty. Ndonjëherë luajnë viktimën por edhe janë viktima. Janë edhe politikanë, edhe njerëz të racave të ndryshme. Gjinia femërore është me cilësinë e viktimave të dhunës online që po ndodh jo vetëm në Shqipëri apo Ballkan por edhe në gjithë Europën.', thotë eksperti.

Sociologia Entela Binjaku shprehet se ka mjaft raste kur njerëz që zgjedhin të bëjnë publike problemet e tyre online, dhunohen nga komentues të ndryshëm dhe gjendja e tyre përkeqësohet edhe më shumë.

'Kur ende nuk jemi mësuar me ato truket të panjohura që ka mjedis virtual ne përballemi menjëherë me dhunën që vjen nga ky mjedis, jemi të rinj në këtë mjedis por duhet të përballojmë edhe ato shqetësime që vijnë nga ky mjedis. Kemi parë mjaft raste kur njerëz në gjendje të rënduar mendore kanë ndarë me të tjerë me mjedisin e pafundëm shqetësime e tyre dhe janë vënë në loje janë paragjykuar dhe e kanë përkeqësuar gjendjen e tyre. Njerëz pas adresave fallco kanë treguar mungesë të dukshëm të forcë së karakterit për të përballur me mendimet e veta dhe kanë shqetësuar të tjerët me të padrejtë. Pa folur për dhunën e madhe në mjedisin virtual', shprehet sociologia.

Psikologia Desdemona Çelo jep një këshillë për të gjithë të rinjtë, veçanërisht për vajzat duke iu bërë thirrje që të mos publikojnë të dhënat e tyre tek persona të panjohur online.

'Kjo situatë po bëhet e rëndomtë dhe po përhapet me shpejtësi. Dhuna kibernetike statistika tregojnë se po rritet ndjeshëm. Një person që e përjeton ka faktor psikologjik dhe emocional në nivel afatgjatë. Përjetim nuk është vetëm për pak ditë apo momente. Por ajo mund të jetë afatgjatë në kujtime dhe memorie ndikon në vetëbesim, si e percepton veten.

Mund të shikojë botën më të rrezikshme dhe mund të humbasë besimin. Pasojat nuk janë vetëm frikë dhe terror por janë edhe afatgjatë që ndikon në vetëvlerësim në mënyrën si e shikon veten dhe botën. Të kemi pak kujdes me individët që shohim në mediat sociale. E jap këtë këshill edhe për të rriturit. Duhet patur kujdes kush fshihet pas atij ekrani. Duhet të fillojmë një pikëpyetje a duhet të komunikojmë me çdo person. Edhe një këshill për vajzat të mos dërgojnë informacione personal, këtu fillon stopimi që mund të parandalojmë dhunën kibernetike', theksoi psikologia.

Dhuna online, veçanërisht ndaj vajzave dhe grave nuk vetëm një problem shqiptar por edhe europian e botëror, prandaj mjaft shtete dhe ekspertë po ndërmarrin nisma se si ta luftojnë për një mjedis të sigurtë online.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?