Dhuna për guroren, mjekët 'lehtësojnë akuzat' për fisin Rraja: Ishte plagosje e lehtë! Prokuroria: Hetimet vijojnë, s'ka komunikim akuze

11 Shtator 2023, 15:10| Përditesimi: 11 Shtator 2023, 20:27

  • Share

Skenat e sulmit të anëtarëve të fisit Rraja ndaj Jashar e Bilbil Majës më 6 korrik të këtij viti, kanë rezultuar plagosje e lehtë, sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor. Ky fakt, evidentohet në një shkresë e prokurorisë së Tiranës të datës 8 gusht 2023 drejuar komisariatit të Krujës, për dhunën e anëtarëve të fisit Rraja të ushtruar ndaj banorëve të Borizanës pas konfliktit për guroret.

Në dokumentin me numër protokolli 0030, prokuroria thotë se në datën 8 korrik ka regjistruar procedim penal ndaj shtetasve Ineidi Rraja, Andi Rraja, Eni Kullaj, Përparim Rraja, Xhelal Rraja, Famur Rraja, Rexhep Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta për veprën “plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim. Mesditën e 6 korrikut 2023 këta shtetas kanë sulmuar me mjete të forta shtetasit Jashar e Bilbil Maja. Organi i akuzës, shkruan se nga akti i ekspertimit mjekologjor numër 1620 i datës 24 korrik 2023, për shtetasin Jashar Maja dhe akti i ekspertimit mjeko ligjor numër 1621 i datës 24 akorrik 2023 për Bilbil Majën, konstatuan dëmtime të shkaktuara me mjet të fortë mbretës që nuk janë të rrezikshme për jetën që kanë sjellë humbje të aftësisë për punë në masën mbi 9 ditë.

Mbështetur në kriterin mjekësor, të parashikuar në ligj, dëmtimet e shtetasve Jashar e Bilbil Maja e klasifikojnë veprën penale të kryer ndaj tyre si “plagosja e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal. Në këto kushte, prokuroria sqaron se vepra penale “plagosja e lehtë me dashje” nuk bën pjesë në ato raste për të cilat ndjekja penale fillon kryesisht. Megjithë dokumentin e bërë publik, prokuroria e Tiranës, reagoi duke sqaruar se akuza nuk ka ndryshuar ende për anëtarët e fisit Rraja dhe se ata, po hetohen edhe për veprën penale të kanosjes pasi Flamur Rraja dhe Xhelal Rraja kanë pasur në duar edhe sende që dukeshin si pistoletë, që i kanë përdorur për të kanosur Bilbil Majën dhe Jashar Majën, duke ua drejtuar atyre, por edhe për ti goditur ata në pjesë të ndryshme të trupit.

Prokuroria thotë se megjithë aktin e ekspertimit mjekësor, hetimi është në vijim dhe akuza ndaj të dyshuarve mund të ndryshojë duke u rënduar në varësi të provave të tjera. Anëtarët e fisit Rraja dhunuan dy kushërinjtë Jashar e Bilbil Maja pas protestës së këtyre të fundit kundër gurorëve të cilat me gërmimet në tokë përmes shpërthimeve me eksploziv, sipas tyre kanë dëmtuar banesat e zonës.

Ora 15:47
Mjekët ligjorë ‘lehtësuan akuzën’ ndaj fisit Rraja, prokuroria e Tiranës sqaron: Sipas ekspertizës ishte plagosje e lehtë! Hetimet vijojnë

1688894409_ineidirrajaenikullakujtimprdakuandirraja.jpg

Prokuroria e Tiranës ka reaguar lidhur me rastin e dhunës që anëtarë të fisit Rarja ushtruan ndaj dy kushërinjve Maja për guroren. Në një reagim, prokuroria sqaron se ka mbërritur aktekspertimi dhe sipas përfundimit të mjekëve ligjorë dhuna e 6 korrikut ndaj Jashar dhe Bilibil Majës ka rezultuar plagosje e lehtë me dashje.

Në argumentimin e saj Prokuroria thotë se "sipas ekspertizës mjekoligjore të bërë ndaj Bilibil Majës është konstatua thyerje e kockës të anës së djathtë të kokës, pa dëmtime të indit trunor, plagë në lëkurën e kokës, thyerje e kockës ulnare të parakrahut të majtë si dhe shembje të indeve të buta të kokës dhe të trupit, dëmtime të shkaktuar me mjet të fortë mprehtë, që nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit dhe si të tillë hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve, që kanë sjellë si pasojë humbje të aftësisë së përkohshme për punë, në masën mbi nëntë ditë."

Për këtë arsye sipas Prokurorisë, anëtarët e fisit Maja po hetohen për kauzën “plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”. Hetimet për këtë çështje vijojnë ende, nuk ka as komunikim akuze dhe nuk përjashtohet sërish as mundësia që akuza të ndryshojë sërish, pasi në këtë fazë aktekspertimi ka nxjerrë dëmtime të lehta. 

Reagimi i plotë i Prokurorisë së Tiranës

Reagim mbi procedimin penal në ngarkim të personave nën hetim për ngjarjen në Krujë

Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e madhe të opinionit publik për ngjarjen e datës 08.07.2023 në Krujë, si dhe publikimet e shumta në media në lidhje me këtë çështje, Prokuroria Tiranë dëshiron të informojë se: 

Në datën 08.07.2023 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal Nr 5335, në ngarkim të personave nën hetim I.Rr., A.Rr., E.K., P.Rr., Xh. Rr, F. Rr, R. Rr, K. Rr. dhe E. M. për veprën penale “Plagosje të rëndë me dashje” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 88/1 e 25 të K.Penal. Personat nën hetim në fjalë, në mesditën e datës 06.07.2023, kanë sulmuar me mjete të forta shtetasit J.M. dhe B.M.

Nëpërmjet të dhënave dhe konkluzioneve të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor 1620, të datës 24.07.2023, mësohet se në trupin e shtetasit J.M., u konstatua plagë në lëkurën e kokës si dhe shëmbje të indeve të buta të kokës dhe të trupit, dëmtime të shkaktuar me mjet të fortë mbretës, që nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit dhe si të tillë hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve që kanë sjellë si pasojë humbje të aftësisë së përkohshme për punë, në masën mbi nëntë ditë.

Ndërsa nëpërmjet të dhënave dhe konkluzioneve të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor 1621, të datës 24.07.2023, mësohet se në trupin e shtetasit B.M., u konstatua thyerje e kockës frontale-parietale të anës së djathtë të kokës, pa dëmtime të indit trunor, plagë në lëkurën e kokës, thyerje e kockës ulnare të parakrahut të majtë si dhe shembje të indeve të buta të kokës dheë të trupit, dëmtime të shkaktuar me mjet të fortë mbretës, që nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit dhe si të tillë hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve, që kanë sjellë si pasojë humbje të aftësisë së përkohshme për punë, në masën mbi nëntë ditë.

Mbështetur në kriterin mjeksor, të parashikuar në ligj, dëmtimet shtetasve J.M. dhe B. M., e klasifikojnë veprën penale të kryer ndaj tyre si, “Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i K. Penal.

Personat nën hetim F.Rr. dhe Xh.Rr., të përfshirë në ngjarje, kanë pasur në duar edhe sende që dukeshin si armë të llojit pistoletë, të cilat i kanë përdorur si mjete për të kanosur viktimat B.M. dhe J.M., duke jua drejtuar atyre, por edhe për të goditur ata në pjesë të ndryshme të trupit. Prej tyre duket se janë konsumuar edhe elemenmtët e veprës penale të “Kanosja”, parashikuar nga neni 84 i K.Penal.

Nga ana e prokurorisë, po vijon kryerja e veprimeve të tjera procedurale në lidhje me procedimin penal në ngarkim të këtyre shtetasve.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/09/2023 02:32

    Te /Asgje e re nga fronti i perendimit/ i Thomas Mann,eshte nje histori ushtaresh:Nje komision mjekesh ushtarake po vendoste kush e kalonte ose jo kontrollin mjekesor perpara se t'a merrnin ne ushtri.Shefi i komisionit pa u hedhur syte fare po i kalonte personat qe i dilnin ne komision si te afte. Te njejten gje tha dhe kur erdhi nje invalid me nje kembe.Ky i fundit me ironi tha se nje kembe e kishte humbur,tani do te shkonte te humbte dhe koken ne lufte dhe t'a zevendesonte me nje koke prej druri dhe te behej kryetar i komisionit mjekesor ushtarak!! Sipas ketyre kokedruve tane qe perbejne komisionin e ekspertizes mjekesore keta te shkrete nuk jane rrahur me mjete te forta shkopinj,shufra e kondake armesh,keta i jane nenshtruar tortures kineze qe nenkupton /gudulisje me pupel/,vetem ajo jep efektet e deshiruara pa lene pasoja te dukshme ne trup!! S.d.q.nuk mund te pritej rezultat ndryshe kur plagosja ka ndodhur ne 6 Korrik kurse ekspertiza mjekesore eshte bere me 24 Korrik,per te mos folur per ndonje nderhyrje direkte te ketyre Rrajave te mjeket per /lehtesime!!! Me nje diference te tille datash edhe nje plage plumbi del si e prere xhami.Njerez nje keshille kam:Nese fati i keq u ndodh qe te pesoni fatkeqesi te tilla,largqofte dhe me te renda,mos prisni policine dhe komisionet mjekesore per ekspertize,por fotografoni/filmoni veten dhe vendet e plageve mire e qarte qe diten e pare e te dyte pas ngjarjes,bile dhe cdo shenje tjeter qe keni ne trup nga natyra o dora e njeriut,qe te mos thone pastaj miqte e maskarenjve ne drejtesi e mjekesi qe keni manipuluar fotot/vidiot e nuk eshte i njejti trup e te njejtat plage e shenja.Ju kujtohet Riana kur ish-boyfriend-i i saj e rrahu? Ishin fotot e plageve te saja qe e cuan ne burg ate idiot.

    Përgjigju
    • E verteta: 12/09/2023 09:59

      Nuk do te benin pune as keto veprime qe thua ti e nderuar. Prokuroria mund te kerkonte tjeter raport mjeko ligjor dhe tr vinte mjekun nen akuze nese do zbatonte ligjin. Asnje prononcim per shtyp nga zedhenesi i policise se shtetit Taulant Balla dhe as nga miku i zemres se ish prokurores se pergjithshme sot minister drejtesie. As media nuk po cohet ne kembe per kete skandal por mjaftohet me nje raportim te thjeshte. As vellai i ish ministres Gjermeni dhe sot Inspektor i drejtesise nuk po flet. As KLP qe ka anetare mamane e atij qe vrau ne Vlore nuk po flet. Ne prokurorine familjare te Tiranes eshte e punesuar edhe motra e vrasesit te Vlores, xhaxhai i tij eshte ne policine e shtetit. Nga keta do presim te trajtohet si rasti i Rihanes apo si drejtesia e pavarur ne boten e civilizuar? I gjithe ky pasivitet dhe keto fakte tregojne fort se fytyra e vertete e shtetit te sotem ka fytyren e Rrajave. Guxo denonco, ngri zerin dhe mbro te drejtat e tua se Rrajat e pushtetit i kane gati shkopat dhe armet.

  • O Ju Dhjefasha mu ne reforme!: 11/09/2023 23:15

    O Ju dhjefaha mu ne reformen ne drejtesi qe keni bere. O POPULL i degjeneruar! O rrac e peshtyre!!!! Cfar kurve i ka pjelle keto prokurore e gjyqrtare?!! Keta mjeke e keta zagare politikane?? Po si nuk keni turp more palaco??? Po milionat qe merrni nga popull per rroga ju more te pa fe e pa atdhe??? O SHQIPETARE, ikni more nga ky vend i mallkuar se ska per tu bere kurre. Mos i merrni me qafe femijet duke i rritur ne ALBANISTAN qe rraca e mutut si RAHJA tiu rrahe dhe tiu palloje edhe grua e vajze. IKNI SA NUK ESHTE VONE

    Përgjigju
  • Or tej: 11/09/2023 22:25

    Plagosje e lehte sepse ishin vete ata qe shkuan me trupin e tyre te godasin shkopinjte or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • GPT-4: 11/09/2023 20:05

    Çfarë plagosje mund të përkufizohet ky lëndim nëse nuk do të ndiqnit përfundimet e dokumentit, por vetëm lëndimet? GPT-4 :"Nëse referohemi vetëm te përshkrimi i lëndimeve dhe jo përfundimeve të dokumentit, atëherë lëndimet e marrura nga Bilibil Maja janë: Thyerje e kockës të anës së djathtë të kokës: Kjo është një lëndim serioz dhe mund të shkaktojë komplikime të ndryshme, varësisht nga shkalla dhe vendndodhja e thyerjes. Plagë në lëkurën e kokës: Kjo mund të variojë nga një lëndim i lehtë deri në një lëndim më të rëndë, varësisht nga madhësia dhe thellësia e plagës. Thyerje e kockës ulnare të parakrahut të majtë: Ky është një lëndim tjetër serioz që mund të ndikojë në funksionimin e krahut. Shembje të indeve të buta të kokës dhe të trupit: Kjo përfshin dëmtime në strukturat e buta, si muskujt, ligamentet dhe të tjera struktura të buta. Kjo mund të shkaktojë dhimbje, fryrje dhe vështirësi në lëvizje. Dëmtime të shkaktuar me mjet të fortë mprehtë: Ky përshkrim tregon se lëndimet janë shkaktuar nga një objekt i mprehtë dhe i fortë, dhe si pasojë mund të kenë shkaktuar dëmtime të rënda." Në përgjithësi, duke u bazuar vetëm në këto përshkrime, lëndimet e Bilibil Majës mund të përkufizohen si serioze dhe të rënda, që kërkojnë ndërhyrje mjekësore dhe mund të ndikojnë në aftësinë e tij për të kryer aktivitetet e përditshme për një periudhë të caktuar kohore.

    Përgjigju
  • Gripi: 11/09/2023 19:36

    Deshtim i shtetit. Fjalet e tjera jane boshe.

    Përgjigju
  • Arrestoni: 11/09/2023 17:04

    Mjekun ligjor që ka shpërdoruar detyrën dhe korrupsion.

    Përgjigju
  • Gjergj: 11/09/2023 16:59

    Kush thotè qè paraqitja si bandè, me qèllim dèmtimin dhe shantazhimin e viktimès, èshtè vepèr e rèndè penale, duhet tè bisedojè me kèta tè ashtuquajturit mjekè ligjorè, pèr tè mèsuar se si goditja me mjete tè forta, deri nè humbjen e ndjenjave, na qènkèsh PLAGOSJE E LEHTÈ ME DASHJE. Ky èshtè njè skandal, qè mbulon me hije dyshimi çdo pèrpjekje pèr pastrimin e sistemit tè drejtèsisè nga vendime arbitrare dhe pa asnjè lidhje me realitetin. Plagosje e lehtè, èshtè njè shuplakè qè i jepet njè fèmije por kurrsesi goditjet e shumèfishta tè njè grupi qè paraqitet si bandè dhe pèrdor mjete tè forta pèr tè shkaktuar plagè dhe terror.

    Përgjigju
  • Ceni: 11/09/2023 16:48

    Po ndonje demshperblim do ti japin ketyre rrajave!!?

    Përgjigju
    • Flini ju: 11/09/2023 17:17

      Ai ishte masazh i trupit, kockave dhe kokës sipas organizatës grushti shtetit

  • Fiku: 11/09/2023 16:42

    Turp per ligjet e ketij shteti. Ja nje gje qe Rama nuk thote dot qe nuk ka pergjegjesi. Po kanosja me arme, po demtimi i kafkes si nuk qenkan gje e madhe?

    Përgjigju
  • Populli: 11/09/2023 16:39

    Nqs ishte kjo plagosje e leht me dashje nuk di si do jetë plagosje e rende dmth pa vdekur njeriu nuk u quaka e rende!

    Përgjigju
    • Edhe po të vdesësh: 11/09/2023 17:24

      Ti e ke fajin pse vdiqe nga një vrimë tej e tej kokës. Rama nuk ka faj, përgjegjësia është individuale, mjeku ligjor është më lart se sistemi i drejtësisë.

  • Opgj: 11/09/2023 16:21

    Ajo ishte plagosje e lehte e kryer ne bashkepunim e kam thene qe diten e para pavatsisht qe duket dhe eshte nje ngharje e rende.Plagosja e rende nuk qendron sepse kerkon gjymtim ose shemtim te perhershem.Plagosje e lehte denohet deri ne 2 vite burg,dhe kerkon paaftesi ne pune mbi 9 dite.Duhet mdryshuar denimi i kesaj vepre te pakten duhet bere 3 vjet denimi.

    Përgjigju
    • GPT-4: 11/09/2023 20:08

      Çfarë plagosje mund të përkufizohet ky lëndim, pa u ndikuar nga përfundimet e dokumentit, por vetëm lëndimet sipas best-practices ndërkombëtare? Pa u ndikuar nga përfundimet e dokumentit dhe duke u bazuar në përshkrimin e lëndimeve sipas best-practices ndërkombëtare, lëndimet e përmendura mund të përkufizohen si më poshtë: Thyerje e kockës të anës së djathtë të kokës: Ky lloj i lëndimit kategorizohet zakonisht si një lëndim i rëndë, pasi koka është një zonë kritike dhe thyerjet aty mund të ndikojnë në trurin ose strukturat tjera të rëndësishme të kokës. Plagë në lëkurën e kokës: Ky lloj lëndimi mund të variojë nga një plagosje e lehtë deri te një e rëndë, varësisht nga madhësia, thellësia dhe vendndodhja e plagës. Thyerje e kockës ulnare të parakrahut të majtë: Ky lloj lëndimi zakonisht kategorizohet si një lëndim i mesëm deri i rëndë, pasi thyerja e një kocke mund të ndikojë në funksionimin e krahut dhe kërkon ndërhyrje mjekësore dhe riabilitim. Shembje të indeve të buta të kokës dhe të trupit: Lëndimet e indeve të buta mund të variojnë në shkallën e tyre të rëndësisë. Ato mund të jenë nga lëndime të lehta deri te të rënda, varësisht nga shtrirja dhe lloji i dëmtimit. Dëmtime të shkaktuar me mjet të fortë mprehtë: Kjo sugjeron një plagosje të rëndë, pasi mjetet e forta dhe të mprehta mund të shkaktojnë dëmtime të thella dhe të rrezikshme. Duke u bazuar në këto informacione dhe në best-practices ndërkombëtare, lëndimet e Bilibil Majës mund të përkufizohen si plagosje të rënda. Megjithatë, për një vlerësim më të hollësishëm dhe specifik, është e rëndësishme të konsultohet me një ekspert mjekoligjor dhe të merren parasysh praktikat dhe udhëzimet e vendit ku ndodhi incidenti.

    • E verteta: 11/09/2023 19:35

      Zinxhiri i korupsionit fillon me kalbesirat qe vijne ere opgj dhe vazhdon me experte, mjeke ligjore, prokurori dhe gjykate. Nese quhet plagosje e lehte thyerja e gjymtyreve, demtimi i kafkes dhe terrori i ushtruar nga nje bande me arme ne dore atehere edhe vrasjen duhet ta quajme plagosje te rende se flurudha e plumbit u ndikua nga faktoret atmosferike. Turp dhe krim! Deshtim i shtetit, dorezim i shtetit, fitore e bandave.

    • Petrit: 11/09/2023 18:03

      Shkaku qe solli pasojen , kjo duhet hetuar ,plagosja ne vetvete nuk duhet te jete akuza kryesore. SHANTAZHI, kjo duhet te jete akuza kryesore.

    • Tafuti: 11/09/2023 17:31

      Po të kishin vdekur viktima e ka fajin se nuk e përballoi dot goditjet e lehta

  • Selmani: 11/09/2023 16:19

    Rrajajt jua pasken quar selamin mjeko ligjoreve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?