Tifozët në fushë nga gazi lotsjellës

Dhuna s’i ndahet futbollit, të paktën 1 i vdekur dhe dhjetra të plagosur në Argjentinë (VIDEO)

7 Tetor 2022, 12:27| Përditesimi: 7 Tetor 2022, 12:32

  • Share

Episodet e dhunës nuk po i ndahen futbollit. Pas tragjedisë së Indonezisë një tjetër kaos është raportuar nga Argjentina dhe konkretisht nga ndeshja Gimnasia-Boka Xhunior.

Pas 9 minutash lojë kur ndeshja ishte 0-0 një grup ultrasish po tentonin të hynin në stadium pa biletë. Policia nuk pranoi të hapte portën dhe përdori gaz lotsjellës, duke shkatuar kaos tek tifozët që ishin Brenda. Nga rrëmujat deri më tani raportohet për një të vdekur dhe dhjetra të plagosur.

57-vjeçari humbi jetën përshkak të atakut kardiak gjatë trazirave të krijuara.

Situata u përkeqësua më tej kur tifozët brenda stadiumit, përfshirë femra dhe fëmijë, në numër të madh u përpoqën të dilnin, por portat ishin bllokuar pikërisht për të penguar hyrjen e grupeve tifozëve që u ishin pa bileta. Kjo është ngjarja e dytë në vetëm pak ditë në futboll, pas asaj në Indonezi ku humbën jetën 129 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?