Dhunë dhe grushte, del video e sherrit në ndeshjen e futbollit të vajzave mes Tiranës dhe Vllaznisë

27 Nëntor 2023, 08:28| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 10:24

  • Share

Të shtunën që kaloi në Kompleksin “Skënder Halili” ndeshja e vajzave në futboll mes ekipeve të Tiranës dhe Vilanisë degjeneroi në dhunë dhe u ndërpre pas vetem 22 minutave loje.

Shkak u bë përplasja në fushë mes lojtareve dhe stafeve të dy skuadrave, ndërsa klubet në reagimet e tyre kanë akuzuar njëra-tjetrën.

Ndërkohë është publikuar edhe video e përplasjes në të cilën duket sherri masiv në fushë.

Siç shihet në video në përleshjen mes vajzave të skuadrave të Tiranës dhe Vllaznisë, nuk mungojnë as meshkujt të cilët kanë qenë pjesë e stafeve respektive.

Gjithashtu në fushë kanë hyrë edhe persona tifozë të ndeshjes të cilët nuk e kanë të lejuar të jenë aty.

Për ngjarjen, po heton Komisioni i Disiplinës.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Parrucjani: 28/11/2023 13:05

    Po luni te gjith gurët per te rrezu Vllaznin.Asnjë I arrestuar deri tani. Turp per federaten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?