Foto ilustruese

Dhunë dhe grushta te femrat, Tirana - Vllaznia ndërpritet prej sherrit! Bardheblutë: Akte të tmerrshme, u goditën tre vajzat tona

25 Nëntor 2023, 16:30| Përditesimi: 25 Nëntor 2023, 20:27

  • Share

Duhet të ishte një ndeshje ku të tregoheshin vlerat e futbollit dhe dashuria për lojën, por ndeshja e vajzave mes Tiranës dhe Vllaznisë ka degjeneruar në dhunë dhe është ndërprerë.

Këtë të shtunë në orën 13:00 në Kompleksin "Skënder Halili" në kryeqytet do duhej të luhej ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë për javën e tetë në Superligën e femrave.

Të dyja skuadrat kanë nga 19 pikë dhe ndajnë kreun e renditjes, ndërsa në fushë ka pasur dhunë dhe grushta mes vajzave. Në momentin që loja u ndërpre rezultati ishte 0-0, me zyrtarët që vendosën pezullimin e sfidës dhe tanimë ajo do jetë subjekt i hetimit të Komisionit të Disiplinës.

Për këtë situatë ka reaguar edhe klubi bardheblu, duke treguar se në minutën e 22-të gjithçka ka nisur me ofendime dhe më pas stafi i Vllaznisë së vajzave ka dhunuar drejtoren e klubit dhe dy futbollistet, me kryeqytetasit që dënojnë ngjarjen duke treguar se do jenë organet kompetente që do zbardhin gjithçka.

"Në minutën e 22-të ndeshja është ndërprerë,  pasi skuadra kundërshtare ka reaguar ndaj pankinës sonë, fillimisht duke sharë e duke fyer, e më pas duke kaluar edhe në dhunë fizike.

Situata ka eskaluar, ku drejtuesit e Vllaznisë Femra, janë larguar nga pankina e tyre dhe kanë ardhur në pankinën e skuadrës së Tiranës dhe kanë nisur të shfaqin akte të tmerrshme dhune e të godasin stafin teknik, drejtuesit e klubit të Tiranës Femra si edhe futbollistet.

Klubi i Vllaznisë Femra ka dhunuar barbarisht drejtoreshën e klubit të Tiranës, Edonisa Aliaj, portieren Delvina Dyrmishi dhe futbollisten Flondra Behrami.

Dhuna ndaj grave edhe vajzave është një shkelje e përhapur e të drejtave të njeriut dhe një problem global i shëndetit publik me përmasa epidemike. Ne si klub, presim zbardhjen e kësaj çështjeje nga organet kompetente dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë deri sa ngjarja të zbardhet plotësisht e aktorët që po shkatërrojnë futbollin “Fair Play”,  të marrin dënimin e merituar.

Asnjë justifikim për dhunën ndaj vajzave dhe grave! Asnjë justifikim për dhunën në sport", thuhet në njoftimin e Tiranës.

Ora 19:56
Dhuna në ndeshjen e femrave, reagon Tirana: Stafi i Vllaznisë goditi barbarisht drejtoren dhe dy futbollistet


Këtë të shtunë në orën 13:00 në Kompleksin "Skënder Halili" në kryeqytet do duhej të luhej ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë për javën e tetë në Superligën e femrave.

Duhet të ishte një ndeshje ku të tregoheshin vlerat e futbollit dhe dashuria për lojën, por ndeshja e vajzave mes Tiranës dhe Vllaznisë ka degjeneruar në dhunë dhe është ndërprerë.

Për këtë situatë ka reaguar edhe klubi bardheblu, duke treguar se në minutën e 22-të gjithçka ka nisur me ofendime dhe më pas stafi i Vllaznisë së vajzave ka dhunuar drejtoren e klubit dhe dy futbollistet, me kryeqytetasit që dënojnë ngjarjen duke treguar se do jenë organet kompetente që do zbardhin gjithçka.

"Ditën e sotme ishte planifikuar të luhej ndeshja KF Tirana Femra - KF Vllaznia Femra, në kompleksin “Skënder Halili”. Në këtë takim, klubi shkodran nuk ka lejuar që ndeshja të luhet, duke dhënë shembullin më të keq, në një vend ku futbolli i femrave po zhvillohet dhe për më tepër që dy skuadrat ishin duke zhvilluar kampionat me pikë të plota dhe duke ndarë vendin e parë.

Në minutën e 22-të ndeshja është ndërprerë,  pasi skuadra kundërshtare ka reaguar ndaj pankinës sonë, fillimisht duke sharë e duke fyer, e më pas duke kaluar edhe në dhunë fizike.

Situata ka eskaluar, ku drejtuesit e Vllaznisë Femra, janë larguar nga pankina e tyre dhe kanë ardhur në pankinën e skuadrës së Tiranës dhe kanë nisur të shfaqin akte të tmerrshme dhune e të godasin stafin teknik, drejtuesit e klubit të Tiranës Femra si edhe futbollistet.

Klubi i Vllaznisë Femra ka dhunuar barbarisht drejtoreshën e klubit të Tiranës, Edonisa Aliaj, portieren Delvina Dyrmishi dhe futbollisten Flondra Behrami.

Dhuna ndaj grave edhe vajzave është një shkelje e përhapur e të drejtave të njeriut dhe një problem global i shëndetit publik me përmasa epidemike. Ne si klub, presim zbardhjen e kësaj çështjeje nga organet kompetente dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë deri sa ngjarja të zbardhet plotësisht e aktorët që po shkatërrojnë futbollin “Fair Play”,  të marrin dënimin e merituar.

Asnjë justifikim për dhunën ndaj vajzave dhe grave! Asnjë justifikim për dhunën në sport", thuhet në njoftimin e Tiranës.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?