Foto ilustruese

Dhunë dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, arrestohen 4 persona në Tiranë

20 Korrik 2023, 13:02| Përditesimi: 20 Korrik 2023, 13:15

  • Share

Katër persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan:

- P. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar ndaj djalit dhe bashkëshortes së tij;

- A. V., 46 vjeç, banues në Zall Bastar, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe me dorezë metalike, kushëririn e tij, shtetasin B. V., 55 vjeç, banues në Zall Bastar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shterasin P. Sh.,  26 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, si dhe nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë së Qarkullimit Rrugor.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin B. M., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi Sh. A., 65 vjeç, banues në Valias i Ri, Kamëz, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja A. A., 30 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lajmi në përditësim...

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?