Sport

Dhunë e paprecedentë në futbollin e moshave, lojtarët dhe tifozët e Butrintit grusht me futbollistat e Orikut (VIDEO)

3 Nëntor 2019, 10:27| Përditesimi: 3 Nëntor 2019, 10:38

  • Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në futbollin e  moshave në Shqipëri. Në ndeshjen e 19-vjeçarëve mes Butrintit dhe Orikut, ekzaktësisht në fillimin e pjesës së dytë, tifozët dhe lojtarët vendas kanë dhunuar arbitrat e takimit, por edhe lojtarët miq.

Nga sa mësohet, arsyeja përse situata ka agravuar ka qenë se miqtë po fitonin me rezultatin 0-3, diçka e cila është konsideruar e paparanueshme për sarandiotët. Siç duket edhe nga videot situata paraqitet shumë skandaloze, ndërsa për të vënë rregull është dashur ndërhyrja e policisë e cila gjithsesi ka qenë me vonesë.

Tani i mbetet FSHF-së për të dënuar me dorë të hekurt atë që ka ndodhur, pasi dhuna është ulur këmbëkryq në futbollin shqiptar jo vetëm te të rriturit, por edhe te fëmijët.

Sa I përket ndeshjes ajo është zhvilluar më pas në kushte të rënduara psikologjike dhe rezultati është mbyllur 3-3, me lojtarët e Orikut të cilët e kanë patur të pamundur zhvillimin e një takimi në kushte normale.

Ne.k./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlorë: 03/11/2019 11:34

    Shoqëri Shqipëtare, Mut i ati Mut i biri Mut ai që bëri të atin...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?